E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate për mediat. Ministria e Shëndetësisë njofton se deri më tani janë testuar 114 pacientë të dyshuar për koronavirus.

Mësohet se dy prej rasteve nuk kanë pasur kontakt me pacientin “zero”. Ndërsa njëri prej të infektuarve është shtruar në spitalin e Durrësit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të shmangin ambientet publike, apo lëvizjet me autobusë.

“Qytetarët duhet të vazhdojnë të zbatojnë masat që janë thënë nga ekspertët, që ne po shohin se nuk po zbatohen. Duhen evituar grumbullimet e mëdha, nuk duhet të shohim njerëz nëpër kafene, restorante, të evitojmë transportin publik, të shmangen daljet e panevojshme nga shtëpia. Nëse merren këto masa, ne i kemi masat për të përballuar kapacitetet. Sistemi është në këmbë, ju lutem qytetarëve të bashkëpunojnë”, tha zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Kujtojmë se këto raste janë konfirmuar vetëm brenda 3 ditëve të fundit në vend.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...