E enjte, 21 Janar, 2021
7 C
Tirana

Rriten tensionet mes Turqisë dhe Greqisë

Së fundmi janë rritur tensionet mes Turqisë dhe Greqisë.

Greqia tha se do të bëjë “gjithçka që është e nevojshme” për të mbrojtur të drejtat e saj sovrane, kur bëhet fjalë për misionin e kërkimit të naftës dhe gazit në jug të ishujve grekë në Mesdheun Lindor, nga ana e Turqisë fqinje.

Mosmarrëveshja për të drejtat e pasurive nënujore ka bërë që Turqia dhe Greqia të vendosin trupat e marinës në rajon, raporton Reuters.

Të dyja vendet janë anëtare të NATO-s.

Një anije kërkimore turke, Oruc Reis, po përgatitet për një mision studimi, por Greqia po e kundërshton ashpër një projekt të tillë.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, e përshkroi misionin si një shkelje të drejtpërdrejtë të sovranitetit grek.

“Qeveria u bën me dije të gjitha palëve se Greqia nuk do të pranojë një shkelje të sovranitetit të saj dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e saj sovrane”, tha Petsas.

Greqia dhe Turqia kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada mbi kufijtë detarë, por zbulimet e fundit të gazit natyror dhe planet e shpimit nëpër Mesdheun Lindor kanë përkeqësuar tensionet.

Turqia thotë se ka të drejtë të vazhdojë me planet e saj.

Greqia ka rreth 6.000 ishuj në Detet Egje dhe Jon, më shumë se 200 prej tyre janë të banuar, shkruan “Rel”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...

Berisha bën deklaratën e fortë për 21 janarin: Rama meriton burg të përjetshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se nisja e hetimeve të ngjarjes së 21 janarit 2011 po bëhet nga kryeministri aktual Edi Rama për arsye...

Covid/ Manastirliu tregon se kur do të kryhet vaksinimi i të gjithë popullatës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në emisionin “Opinion” se ekzistojnë tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës me vaksinën ndaj COVID- 19. Sipas...