E shtunë, 26 Shtator, 2020
16 C
Tirana

Rriten tensionet mes SHBA-së dhe Kinës

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Tensionet mes SHBA-së dhe Kinës po rriten çdo ditë e më shumë!

Mes tensioneve diplomatike në rritje, Kina ka urdhëruar Shtetet e Bashkuara të mbyllin konsullatën e tyre në Çengdu.

Analistët e shohin këtë lëvizje si hakmarrje pasi Uashingtoni i kërkoi Pekinit të mbyllë konsullatën kineze në Hjuston.

Ekspertët thonë se kjo reflekton një nivel të ri armiqësie mes të dy vendeve përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane në nëntor.

Kina u hakmor me shpejtësi kundër Shteteve të Bashkuara duke mbyllur konsullatën amerikane në qytetin Çengdu, e cila mbulon rajonin autonom të Tibetit.

Masa erdhi pasi SHBA kërkuan që Kina të mbyllte konsullatën e saj në Hjuston.

Në një fjalim të enjten Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se konsullata e Hjustonit ishte një qendër për spiunazh dhe vjedhje të pronës intelektuale duke shtuar se 40 vjet “angazhimi i verbërt” me Kinën kishte dështuar.

“Modeli i vjetër i angazhimit të verbër me Kinën thjesht nuk do të arrijë gjë. Nuk duhet ta vazhdojmë dhe nuk duhet t’i rikthehemi.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se Kina e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë e para që zhvillon një vaksinë kundër koronavirusit dhe se vendimi për të mbyllur konsullatën kineze të Hjustonit përfshinte një komponent të spiunazhit mjekësor.

Pas një numri takimesh miqësore mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit të Kinës Shi Gjinping, ekspertët thonë se mbyllja e konsullatës dhe fjalimi i sekretarit Pompeo sinjalizojnë një zhvendosje, nga angazhimi civil drejt armiqësisë së hapur.

Lexo edhe :   Sa armë bërthamore ka sot bota, dhe cilat shtete i zotërojnë ato

Politika amerikane është përgjigja ndaj asaj që ka bërë Kina, e cila është një sjellje gjithnjë e më buliste, armiqësore dhe agresive ndaj fqinjëve të saj në rajon dhe ndaj vlerave dhe interesave demokratike në botë”, thotë Larry Diamond në Universitetin e Stanfordit.

Lexo edhe :   SHBA, mbi 7 milion të infektuar me Covid-19

Ekspertë të tjerë vërejnë se toni më i fortë ndaj Kinës përkon me fushatën e rizgjedhjes së presidentit Trump.

“Mendoj se fjalimi kishte për qëllim të provokonte një përgjigje nga Kina, në mënyrë që të intensifikonte ndjenjën politike në SHBA të armiqësisë ndaj Kinës dhe ti vinte në ndihmë fushatës zgjedhore të Presidentit Trump përpara nëntorit”, thotë Douglas Paal me Institutin Carnegie Endowment.

Me tensionet në rritje pas masave të sigurisë së Kinës ndaj Hong Kongut dhe trajtimin e saj të hershëm të shpërthimit të koronavirusit në Huan, disa ekspertë thonë se reagimi i Shteteve të Bashkuara që po ndodh tani, ishte i pashmangshëm.

“Fërkimi ishte i pashmangshëm sepse nëse do të zhvendosnim politikën dhe mendimin tonë ndaj Kinës, atëherë është e qartë se disa nga gjërat e vjetra dhe sjelljet e këndshme do të duhet të ndryshohen”, thotë Clyde Prestowitz me Intitutin për Strategji Ekonomike.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze njoftoi mbylljen e konsullatës në Çengdu dhe fajësoi Sh.B.A për gjendjen aktuale të marrëdhënieve amerikano-kineze. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Njeriu i parë që mundi virusin HIV, është duke vdekur nga një tjetër sëmundje

Amerikani Timothy Ray Brown, i cili është një nga njerëzit e paktë që kaloi me sukses virusin HIV, po i rrezikohet jeta nga leukemia. Brown...

Situata në akset rrugore pas shiut, Balluku: Gjithçka është nën kontroll

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka folur në lidhje me situatën e akseve rrugore, për shkak të përkeqësimit të motit. Ministrja thekson se...

Britani/ Protestë kundër masave kufizuese, qytetarët përplasen me policinë

Të paktën 15,000 persona janë mbledhur në sheshin Trafalgar në Britaninë e Madhe, për të protestuar kundër vendosjes së karantinës. Të pranishmit në protestën që...

Taksa e sheshtë 9%, Basha: Do të konsolidojë shtresën e mesme

Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se taksa e sheshtë 9% është një rrugë përmes së cilës do të konsolidohet shtresa e mesme e...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...