Rekord gjobash janë vendosur për thyerjen e mbajtjes së detyrueshme të maskës në 24 orët e fundit.
Me rritjen e rasteve me Covid-19, policia ka rritur dhe numrin e gjobave.
Policia ka gjobitur me 30 mijë lekë, 717 persona të cilët nuk e kishin mbajtur maskën, në kuadër të aktit normativ.
Ndërkohë, janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.
Nga data 15 tetor, mbajtja e maskës u bë e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë.