Rrëzohet kërkesa e Zani Çaushit për lirim me kusht

Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën e Zani Çaushit për lirimin e tij me kusht nga burgu.

Çaushi pretendoi se ka sjellje të mirë dhe se duhet që të punojë për të mbajtur familjen e tij, por gjykata nuk e ka pranuar arsyetimin e tij.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që u shqyrtua nga gjyqtari Selaudin Pysqyli.

Nga ana tjetër, në ditët në vijim ai ka një tjetër seancë për ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut

Zani Çaushi është një prej emrave të njohur të botës së krimit i konsideruar si “i Forti i Çoles”, në ditët në vijim ka një tjetër seancë të ndryshimit të llojit të sigurisë së burgut.