Një avion me 100 persona në bord është rrëzuar në Kazakistan, duke i marrë jetën të paktën 15 prej tyre.
Avioni i kompanisë Bek Air ishte nisur nga qyteti më i madh i vendit, Almaty drejt kryeqendrës, Nur-Sultan, që dikur njihej si Astana.
Avioni ka humbur kontrollin pak pas ngritjes në ajër dhe është përplasur me një strukturë betoni dhe më pas ka goditur një ndërtesë dykatëshe.
Ministria e Brendshme në Kazakistan pohoi se në mesin e viktimave ka edhe 6 fëmijë.