E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Rrëzimi i dekretit, Balla: Meta kërkon ta fusë vendin në një spirale

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reguar në lidhje me rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta nga Komisioni i Ligjeve për kodin e ri zgjedhor.

Në një deklaratë për mediat, Balla tha se PS mirëpret një opinion të pjekur nga Komisioni i Venecias, teksa ka sulmuar edhe Presidentin Meta.

Balla ka akuzuar Kreun e Shtetit se kërkon ta fusë vendin në një spirale.

Taulant Balla: “Duhet refuzuar përpjekja e Ilir Metës për ta futur vendin në një spirale dhe një aventurë të papranueshme, për sa kohë që deri më 25 prill kanë mbetur edhe 180 ditë. Ilir Meta për asnjë moment me këtë dekret nuk ka pasur qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor zgjedhor në Shqipëri. Pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe pengimi i zgjedhjeve të 25 prillit. Për PS, Grupin e saj Parlamentar dhe shumicën në këtë Kuvend, Komisioni i Venecias është gjithmonë i mirëpritur për të sjellë një opinion të pjekur, i cili sipas traditës të vendosur nga ana jonë, do të diskutohet nga të gjitha forcat politike dhe do të adresohet në çdo çëshje që mund të dalë edhe përtej 25 prillit. Nuk kemi kohë për aventurë.’’

Me 15 vota pro, Komisioni i Ligjeve vendosi  që dekreti i Presidentit Meta për Kodin e Ri Zgjedhor të kalojë sërish në Kuvend ditën e enjte.

Nga 17 anëtarë prezentë, 15 votuan kundër dekretit kurse vetëm 2 pro, Korab Lita dhe Adriatik Alimadhi.

Lexo edhe :   Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...