Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të enjte përpara mediave amerikane në Shtëpinë e Bardhë se përplasja vdekjeprurëse e një aeroplani ukrainas mund të ketë qenë një gabim.
“Rrëzimi dramatik i avionit ukrainas në Iran mund të ketë qenë një gabim. Kam një parandjenjë të tmerrshme për arsyet e tragjedisë. Dikush mund të ketë bërë një gabim”, deklaroi Trump.
Ky i fundit theksoi se ka dyshime mbi rrëzimin e avionit të Ukrainës.