Rrezikuan jetën e tyre në Itali, 30 mjekët dhe infermierët mbërrijnë në Rinas (VIDEO)

30 mjekët dhe infermierët të cilësuar si heronj, kanë mbyllur me sukses misionin e tyre humanitar krahë kolegëve italianë.

Ata ishin grupi i parë i mjekëve të dërguar në Itali, dhe qëndruan atje për 1 muaj duke ndihmuar kolegët e tyre italianë.

10 mjekët dhe 20 infermierët e dërguar në Itali më 28 mars, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Sipas ligjeve dhe masave të vendosura, ata do të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.