E shtunë, 24 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Rreziku nga koronavirusi, Komisioni i Venecias anulon punimet

Rreziku nga koronavirusi ka anuluar pa afat Komisionin e Venecias.

Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars, dhe komisioni do të publikonte raporte nëse kreu i shtetit, Ilir Meta, ka kryer apo jo shkelje për ta shkarkuar.

Presidenti Meta kishte njoftuar publikisht se do të merrte pjesë dhe do të paraqiste personalisht fakte se ishte maxhoranca dhe jo ai që shkelën ligjin me emërimet në gjykatën kushtetuese.

Kjo është hera e dytë që maxhoranca i drejtohet Komisionit të Venecias për shkeljet e pretenduara kushtetuese nga ana e Presidentit. Ky i fundit, gjithashtu ka dërguar emërimet në kushtetuese për interpretim në Venecia.

Maxhoranca, nga ana tjetër, ka bërë të qartë se nuk do të marrë vendim në komisionin hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, pa pasur një opinion nga Venecia. /opinion.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...