E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Rrezikonte të humbiste njërin sy, Rama jep lajmin e mirë për efektivin

Gjatë komunikimit që zhvilloi me Komitetin e Ekspertëve turq për pandeminë e COVID-19, kryeministri Edi Rama tha se efektivi i plagosur në protestë, ia ka dalë mbanë në operacionin që ka kryer në Turqi.

Rama nuk harroi ndihmën për efektivin e plagosur në protestë, i cili rrezikonte të humbiste syrin, teksa dy ditë më parë u transportua në Turqi për ndërhyrje kirurgjikale. Efektivi mbeti i plagosur në protestat e dhunshme që u zhvilluan për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

“Falenderues për mjekët që kanë trajtuar një efektiv policie, që pati një plagosje në protestë, faktikisht rrezikoi të humbte masën e syrit.

Pas operacionit të parë dhe vetë familja dhe ne kërkuam që të shkonte në Turqi, për një ndërhyrje të specializuar, një transplant të kornesë së syrit për të cilin kemi marrë para pak lajmin se ka dalë me sukses.

Falenderim të veçantë dhe ambasadorit që ishte në dispozicion pa orar për të realizuar transportimin e tij në kohë rekord. Arsye për t’u gëzuar sot pasi gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacioni i dytë nuk ishte diçka e garantuar.

Për këtë arsye u desh që të shkonte në atë spital, ku me sa duket ka dalë me sukses dhe kjo është diçka e gëzuar për familjen, prindërit, kështu që faleminderit dhe njëherë për këtë”, tha Rama.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...