E premte, 23 Korrik, 2021
30.5 C
Tirana

Rregullorja e re/Si do të kryhet shitja e policave të sigurimit të detyrueshëm 

Del për konsultim publik projekt-rregullorja “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm”. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar dhe ka nxjerrë për konsultim publik projekt-rregulloren e re, duke reflektuar ndryshimet e kërkuara bazuar në ligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Sipas njoftimit, objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i procedurave të funksionimit, identifikimit dhe raportimit të të dhënave të shitjes së kontratave të sigurimit të detyrueshëm në Regjistrin Elektronik Online të Shitjeve.

Në projekt-rregullore përveç reflektimit të ndryshimeve ligjore, në anekset e saj janë specifikuar të gjitha procedurat e shitjes dhe raportimit të kontratave të sigurimit, me qëllim zbatimin korrekt të tyre.

Në zbatim të ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” është reflektuar në rregullore detyrimi i “shoqërive të sigurimit, agjentëve/shoqërive të agjentëve që të plotësojnë të gjitha rubrikat e policës së sigurimit, duke përfshirë numrin e telefonit dhe adresën e e-mailit të pronarëve, apo përdoruesve të mjeteve të listuar në policën e sigurimit TPL”.

Kjo pasi këto të dhëna, do të përdoren për të njoftuar pronarët e mjeteve të transportit 15 ditë përpara mbarimit të policës ekzistuese të sigurimit.

Rregullorja saktëson se polica e sigurimit identifikohet nëpërmjet numrit unik të gjeneruar automatikisht nga Regjistri dhe printohet në hapësirën përkatëse të policës. Ky numër unik duhet të fillojë çdo vit me dy shifrat e fundit të vitit aktual. Polica e sigurimit të detyrueshëm, mund të verifikohet në faqen zyrtare të Autoritetit.

Ndërkaq, Autoriteti ka përcaktuar në rregullore edhe rastet e shkeljeve dhe sanksionimet përkatëse për këto shkelje. Kështu, rastet e evidentimit të policave të sigurimit të detyrueshëm të paidentifikuara, me numrin unik në Regjistër, rastet me numër identifikimi të dubluar, rastet me numër identifikimi jo korrekt, rastet e verifikimit të ndryshimeve të të dhënave të raportuara në krahasim me ato të printuara, rastet e cënimit të sigurisë së sistemit, përbëjnë shkelje të dispozitave ligjore në fushën e sigurimeve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Parakalimi i Shqipërisë në ceremoninë e hapjes në Tokio

U mbajt sot, nga ora 13:00, ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike. Mes ekipeve olimpike, kanë parakaluar edhe shqiptarët në pistën e Lojërave Olimpike...

“Përndiqte të renë, i dhunoi të atin”, policia arreston 29-vjeçarin

Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pas denoncimit të një 23-vjeçareje e cila është ankuar se është përndjekur dhe dhunuar fizikisht nga ky shtetas,...

Episodi/ Kielini kujton momentin me Del Pieron “aty kuptova ç’është Juventusi”

“Shoku i ekipit që më bëri të kuptoj se çfarë do të thotë Juventus ishte Del Piero. Kur fituam kampionatin në Serie B, ai...

Merkato/ Transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori? Guardiola do Harry Kane

Tuttomercato.web Bombë nga Anglia, në lidhje me të ardhmen e Harry Kane. Sipas The Sun, Manchester City ka Harry Kane në shënjestër dhe do t'i...

“Ishte lojë e njerkës”, gazetarja lexon LIVE sms-të e motrës së Eglantina Bucit

Vrasja e Eglantina Bucit është e mbuluar plot mister. Detajet deri diku kontradiktore, sjellin plot enigma lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Eglantina Buci...