E shtunë, 28 Nëntor, 2020
8 C
Tirana

Rregullat për tregtimin e parfumeve e bojërave të flokëve

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

Parfumet, bojërat e flokëve dhe produktet kozmetike dekorative me nuanca ngjyrash që nuk janë të parapaketuara, por paketohen në pikën e shitjes nuk do të lejohet të tregtohen nëse nuk përmbajnë informacion mbi origjinën dhe përbërësit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu miratoi udhëzimin për rregullat e hollësishme dhe informacionin që duhet të përmbajnë produktet kozmetike që nuk kanë ambalazhim, por paketohen nga shitësit. Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare është në mbështetje të ligjit “Për produktet kozmetike” dhe mbrojtjes të konsumatorit në tregtimin e këtyre.

Udhëzimi përcakton se për parfumet pa ambalazhim primar, përveç vendit të origjinës dhe informacionit mbi përbërësit, duhet të shënohet edhe lista e substancave të ndaluara.

Informacioni për këto produkte duhet të listohet në etiketë, fletëpalosje ose letër ngjitëse të paktën në paketimin dytësor (mund të vendoset brenda paketimit të produkteve kozmetike ose u bashkëngjitet produkteve kozmetike në ambalazhet e tyre) nga bizneset që e tregtojnë.

Nëse kjo nuk është e realizueshme, për shkak të përmasës së vogël ose formës së produktit kozmetik, ato duhet të shiten së bashku me etiketë që mban informacionin e kërkuar sipas këtij udhëzimi, e cila do të lidhet në paketimin që ofrohet për konsumatorin.

Udhëzimi

Produktet kozmetike, të cilat nuk janë të parapaketuara, që paketohen në pikën e shitjes sipas kërkesës së blerësit ose parapaketohen për shitje të menjëhershme, duhet të përmbajnë informacionet si vijon: a)emrin e regjistruar dhe adresën e personit përgjegjës. Informacioni mund të jepet në formë të shkurtuar, vetëm nëse shkurtimi bën të mundur identifikimin e personit dhe adresës së tij. Në rast të disa adresave, specifikohet adresa e personit përgjegjës, i cili mundëson leximin e dosjes së informacionit të produktit; b) vendin e origjinës për produktin kozmetik të importuar; c) përmbajtjen nominale në momentin e paketimit, të dhëna në peshë ose vëllim, me përjashtim të rastit kur paketimi përmban më pak se 5 gr ose 5 ml, mostra dhuruese ose paketime njëpërdorimëshe.

Për produktet e parapaketuara, të cilat normalisht shiten veçmas, ku detajet mbi peshën apo vëllimin e tyre nuk janë domethënëse, nuk jepet përmbajtja me kusht që të paraqitet në paketim numri i artikujve. Ky informacion nuk është i nevojshëm nëse numri i artikujve shihet lehtësisht nga jashtë ose nëse produkti normalisht shitet veçmas; ç) datën deri në të cilën produkti kozmetik, i ruajtur në kushte të përshtatshme, do të vazhdojë të përmbushë funksionin e tij fillestar dhe veçanërisht do të jetë në përputhje me nenin 4 të këtij ligji. Data në vetvete ose detaje të paraqitjes së saj në paketim paraprihen nga simboli i miratuar ose nga fjalët “këshillohet përdorimi para fundit të”. Data e jetëgjatësisë minimale shprehet qartë dhe përbëhet sipas këtij rendi: nga muaji dhe viti ose nga dita, muaji dhe viti. Nëse shihet e arsyeshme, këtij informacioni do t’i shtohen të dhëna mbi kushtet që duhet të plotësohen, me qëllim garantimin e jetëgjatësisë së deklaruar.

Shënimi i datës së jetëgjatësisë minimale nuk është i detyrueshëm për produktet kozmetike me një minimum jetëgjatësie prej më shumë se 30 muajsh. Për produkte të tilla paraqiten të dhëna mbi periudhën pas hapjes së produktit, gjatë së cilës ai është i sigurt dhe mund të përdoret pa e dëmtuar konsumatorin; d) masat e veçanta që duhen ndjekur për përdorimin, si dhe çdo informacion i veçantë i kujdesit paraprak për produktet kozmetike për përdorim profesional; dh) numrin e lotit të prodhimit ose referenca për identifikimin e produktit kozmetik. Në rast se për arsye praktike kjo nuk është e mundur, për shkak se produkti kozmetik është tepër i vogël, ky informacion do të paraqitet vetëm në paketim; e) funksionin e produktit kozmetik, nëse nuk është i qartë nga prezantimi i tij; ë) listën e përbërësve, informacion i cili mund të tregohet vetëm në paketim, e paraprirë nga termi “përbërësit”. Megjithatë, elementet e mëposhtme nuk do të konsiderohen si përbërës: i. papastërtitë te lënda e parë e përdorur; ii. materiale teknike shtesë të përdorura në përzierje, por jo të pranishme te produkti përfundimtar.

Parfumet, përbërjet aromatike dhe substancat e tyre të para do t’i referohen termit “parfum” ose “aromë”. Prania e substancave të parashikuara në kolonën “të tjera”, në “listën e substancave që nuk lejohen të jenë në përbërjen e produkteve kozmetike, me përjashtim të kufizimeve të përcaktuara”, do të paraqitet në listën e përbërësve, përveç termave “parfum” ose “aromë”. Lista e përbërësve hartohet në rendin zbritës të peshës së përbërësve në momentin kur ato i shtohen produktit kozmetik. Përbërësit në përqendrime më të ulëta se 1% mund të listohen në ndonjë rend tjetër pas atyre në përqendrime më të lartë se 1%. Të gjithë përbërësit e pranishëm në formën e nanomaterialeve duhet të tregohen në mënyrë të qartë në listën e përbërësve. Emrat e përbërësve të tillë duhet të ndiqen nga fjala “nano” në kllapa. Substancat ngjyruese të ndryshme nga ngjyruesit e flokëve, mund të listohen në një rend tjetër, pas përbërësve të tjerë kozmetikë. Për produktet kozmetike dekorative, që tregtohen në disa nuanca ngjyrash, me përjashtim të atyre të destinuara për ngjyerjen e flokëve, mund të përmenden vetëm nëse shtohen fjalët “mund të përmbajë” ose simboli “+/-”. Emërtimi” CI (Color index–indeksi i ngjyrave) përdoret kur është e zbatueshme.

Informacioni i përmendur në pikën 1 të këtij udhëzimi duhet të listohet në etiketë, fletëpalosje ose letër ngjitëse të paktën në paketimin dytësor (mund të vendoset brenda paketimit të produkteve kozmetike ose u bashkëngjitet produkteve kozmetike në ambalazhet e tyre) nga personi i cili, në veprimtarinë e “bërjes së disponueshme në treg”, siguron produktin kozmetik te përdoruesi fundor.

Nëse informacioni i përmendur në pikën 1 të këtij udhëzimi nuk mund të etiketohet sipas përcaktimeve të pikës 2 të këtij udhëzimi, për arsye prakticiteti, në veçanti për arsye të përmasës së vogël ose formës së produktit kozmetik, produktet kozmetike duhet të shiten së bashku me një fletë që mban indikacionet e referuara në pikën 1 të këtij udhëzimi (u lidhet një etiketë në paketimin parësor ose në paketimin përfundimtar, në të cilin produkti kozmetik ofrohet për shitje).

Për produktet kozmetike, sipas përkufizimit të bërë në ligjin nr. 26/2017, “Për produktet kozmetike”, të vëna në dispozicion në tregun kombëtar, informacioni i referuar në pikën 1 të këtij udhëzimi dhe pikat 2, 3 dhe 4, të nenit 16, të ligjit të sipërpërmendur duhet të tregohen në gjuhën shqipe. Nëse indikacionet e përmendura në këtë paragraf janë vendosur në disa gjuhë, të njëjtat vendosen, gjithashtu, në gjuhën shqipe, përkthim identik i tekstit origjinal dhe me karaktere të dukshme dhe të lexueshme joinferiore ndaj atyre të përdorur për gjuhët e tjera.

Gjithashtu, për produktet kozmetike të cilat nuk janë të parapaketuara ose paketohen nga shitësi me kërkesë të blerësit, ose janë të parapaketuara për shitje të menjëhershme, për fazën e paketimit dhe etiketimit zbatohen parashikimet e nenit 5, të ligjit nr. 26/2017, “Për produktet kozmetike” dhe parashikimet përkatëse të vendimit nr. 634, datë 26.10.2018, “Për miratimin e parimeve dhe të udhëzimeve të praktikës së mirë të prodhimit të produkteve kozmetike”.

Në procesin e etiketimit të produkteve kozmetike, të cilat nuk janë të parapaketuara ose paketohen nga shitësi me kërkesë të blerësit, ose janë të parapaketuara për shitje të menjëhershme, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i tregut të brendshëm dhe një nivel i lartë i mbrojtjes së shëndetit të njeriut, zbatohen dispozitat e nenit 16, pikat 2, 3, të ligjit nr. 26/2017, “Për produktet kozmetike”.

Informacioni i përmendur në shkronjën “ë”, të pikës 1, të këtij udhëzimi, duhet të shprehet duke përdorur emrin e zakonshëm të përbërësit. Nëse nuk është i disponueshëm një emër i zakonshëm për një përbërës të caktuar, do të përdoret një term që përmbahet në një nomenklaturë ndërkombëtare të njohur përgjithësisht.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë. /Monitor

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...