E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Rregulla të reja në Kosovë/Pa certifikatë vaksinimi, nuk hyni në restorante

Të hënën, më 27 shtator, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja për luftimin e pandemisë së koronavirusit. Masat e reja të Qeverisë së Kosovës, në të shumtën e rasteve përfshijnë kërkesa për dëshminë e vaksinimit kundër këtij virusi.

Nga data 27 shtator, klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit ose testet negative për COVID-19, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në lokale. Po ashtu edhe në qendrat tregtare, klientët dhe stafi duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë e cekura më lart.

Bizneset e gastronomisë, sipas masave të reja, janë të obliguara që të caktojnë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura.

Këto dëshmi vlejnë në institucione publike dhe private që kanë punë me palë, përfshirë punonjësit e marketeve, bankave dhe floktarët.

Masat e reja vazhdojnë të ndalojnë hyrjen e qytetarëve në mjetet e transportit publik – pa maskë.

Këto masa do të vlejnë dy javë, por, sipas Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia nuk përjashtohet mundësia që të merren masa të reja kufizuese apo lehtësuese, varësisht nga situata epidemiologjike.

Kosova së fundmi ka shënuar rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus. Të dielën, më 26 shtator janë regjistruar pesë viktima dhe 77 raste të reja me këtë virus.

Raste aktive janë 4.176. Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, që prej fundit të marsit, kur Kosova nisi fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, e deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 503.498 persona.

Në Kosovë përdoren vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizer/BioNTech.

Nis viti i ri shkollor

Të hënën po ashtu në Kosovë ka nisur edhe procesi mësimor në objektet shkollore. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit shkollor.

Lexo edhe :   Kosova në heshtje zgjedhore/Qendrat e votimit, gati për zgjedhjet e së dielës
Lexo edhe :   Shpikësi i vaksinës jep alarmin: Virusi Nipah, një kërcënim tjetër pandemik

Më shumë se 65 për qind e mësimdhënësve dhe stafit që punon në shkolla janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit, ndërkaq me një dozë janë vaksinuar mbi 90 për qind. /evropaelire

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...