E hënë, 26 Tetor, 2020
11 C
Tirana

Rrëfimi i të birit: Si i vrau Mehmet Shehu 11 italianë, midis tyre edhe mikun e tij

Më të lexuarat

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Vdes njeriu më i pasur në Korenë e Jugut, lideri i Samsung

Lideri i kompanisë Samsung, Lee Kun-Hee ka humbur jetën në moshën 78 vjeçare. Ai është personi që ka transformuar biznesin e vogël të themeluar nga...

Video bëhet virale/Kamerat kapin momentin kur Melania i shtyn dorën Presidentit

Tashmë publiku duket se është mësuar me momentet e sikletshme ndërmjet Donald Trump dhe Melania Trump. Të shumta kanë qenë rastet kur Zonja e Parë...

Prangosen dy persona në Rinas, tentuan të korruptonin punonjësin e Rinasit

Dy shqiptarë janë nisur drejt Rinasit dhe kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit, por nuk ia ka dalë mbanë. Një prej tyre i ka dhënë...

“Betimi” është një pjesë e shkurtër e shkëputur nga kujtimet e djalit të numrit dy të regjimit të Enver Hoxhës, Mehmet Shehu. Historia e 11 ushtarëve italianë, të cilën Bashkim Shehu e ka dëgjuar pjesërisht nga goja e të atit dhe pjesërisht nga të burgosurit e Burrelit, përbën një nga ngjarjet tragjike, por jo të vetmet, kur ish-kryeministrit shqiptar i është dashur të zgjedhë mes pushtetit dhe humanizmit.

Rrëfimi i Bashkim Shehut

Kur një ditë prej ditësh i kishin thënë se do t’i shkëmbenin si robër lufte, ata nuk bënë rezistencë dhe nuk treguan as shenjën më të vogël të rebelimit. Në të kundërt, qenë të kënaqur që mund të shpëtonin tre jetë nëpërmjet këtij ndërrimi. Ata nuk ishin robër lufte, por dezertorë që jetonin që prej disa muajsh në shtëpinë e një fshatari. Nga rrethana të tilla nuk i trembeshin akuzës për tradhti që mund të ngrinte komanda e tyre, përndryshe ndërrimi nuk do të ishte bërë dhe ata do të vazhdonin të qëndronin aty në shtëpinë e fshatarit.

Situata për ta qe vërtet e çuditshme. Përreth zhvilloheshin luftime; herë batalioni i tyre i afrohej fshatit, herë i largohej i shtyrë nga sulmet e brigadave partizane. Dhe ata, 11 të arratisurit, vazhdonin ekzistencën e tyre në shtëpinë e një fshatari shqiptar. Ata nuk e donin luftën. Ndërmjet tyre qenë edhe dy oficerë të rinj, një kolonel dhe një kapiten i ri që kish vendosur të mos luftonte dhe të mos vriste asnjë shqiptar, kur kish marrë vesh që ndodhej tamam në fshatin e Mehmet Shehut.

Vite më parë ai kish qenë miku i tij i ngushtë në Akademinë Ushtarake në Napoli. Fati e desh që ata të takohen sërish këtu, tepër të emocionuar, në rrethana krejt të papritura, të bisedonin e të shëtisnin bashkë si dy miq të vjetër, në çdo rast që Mehmet Shehu dhe partizanët e tij kalonin andej. Por në këtë kohë një gazetë e Tiranës falënderonte fshatarin mallakastriot, për mikpritjen që ai kish rezervuar për dy oficerët dhe 9 ushtarët italianë. Ata gjithashtu e kishin lexuar këtë artikull.

Dikush e pat dërguar gazetën deri në këtë fshat të humbur. Kjo ish një arsye më shumë që ata të mos i trembeshin ndëshkimit si dezertorë kur morën vesh se do të ktheheshin në ushtrinë e tyre, të ndërruar me tre partizanë të burgosur. Megjithatë, pikërisht se partizanët mendonin se njëri prej tyre nga frika e ndëshkimit mund të tentonte të ikte, këtë mëngjes një rojë e armatosur qe vendosur para portës.

Ata i trembeshin më tepër dy oficerëve, por nëse do të kishte një ushtar më pak a më shumë në këtë ndërrim, kjo s’përbënte ndonjë problem të madh. Këtë mëngjes, ushtarët mund të dilnin lirisht kur të donin, ndërkohë që për të tjerët prezenca e rojës shkaktonte shqetësim. Ata s’e kuptonin për ç’arsye gjendja e tyre kish ndryshuar kaq brutalisht. Kishin hedhur armët me dëshirën e tyre, sepse nuk donin luftën, sepse nuk donin as të vrisnin dhe as të vriteshin. Po ashtu nuk kish asnjë arsye pse të survejoheshin. Më e çuditshmja qe se dy ushtarët që donin të dilnin nuk qenë penguar. Roja s’u kish thënë asgjë.

Por ai qëndronte atje padyshim për t’i mbikëqyrur. Kapiten Moreti donte të qartësohej, por roja qëndroi përballë tij duke i vendosur grykën e pushkës mbi gjoks dhe duke shtuar në italisht se nuk mund ta lejonte të dilte. Moreti e pyeti përse dhe tjetri iu përgjigj se kështu ishin urdhrat. Më pas një ushtar kërkoi të dilte por këtë herë as ai nuk mundi. Ata pritën deri në mesditë kthimin e të zotit të shtëpisë për t’i treguar gjithçka.

Duke qenë në dijeni, ai u përpoq të shpjegohej me miqtë megjithëse e gjithë kjo nuk po i pëlqente; ai ishte pothuaj i nxehur. Kapiteni Moreti i kërkoi atëherë të takonte komandantin e partizanëve Mehmet Shehun sa më parë të qe e mundur. Mehmet Shehu nuk u vonua. Madje ai kërkoi të qetësojë italianët.

“Kështu kanë vendosur shokët”, u tha ai. “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, megjithëse edhe mua më duket e ekzagjeruar. Ne do ta heqim rojën”. Ai dha urdhër, pastaj e mori mikun e tij dhe dolën të shëtisnin rrëzë kodrës deri tek ullinjtë. Biseda e tyre s’kish asgjë të përbashkët me atë që kish ndodhur. Ajo pothuaj qe harruar. Dhe atëherë kur ata shëtisnin duke biseduar lirisht, Mehmet Shehut nga Ballshi i erdhi mesazhi. Ai e hapi, e lexoi, u shtang i tëri dhe papritmas u zbardh. Pastaj e mbylli dhe filloi të mendojë.

“Zbresim”- tha ai më në fund. Italiani kish kuptuar se diçka nuk shkonte.

“Çfarë ka ndodhur?”

“Asgjë” – iu përgjigj M. Shehu pa mundur të fshehë nervozizmin.

Ishte e qartë se kish ndodhur diçka që do ta ndërronte fatin e tyre. Megjithatë, Moreti vazhdonte ta ndiqte duke ecur në krah të tij pa e pyetur më për asgjë. Ata u ndanë pranë oborrit të shtëpisë ku qenë vendosur italianët dhe përpara portës të së cilës qe rivendosur roja që mbante një pushkë të madhe. Pak më vonë Mehmet Shehu kthehet i shoqëruar këtë herë nga një grup partizanësh e fshatarësh të zonës, të gjithë të armatosur. Ata e tërhoqën veç të zotin e shtëpisë.

“A janë të gjithë aty?”

“Të gjithë, po ç’po ndodh?”- tha ai.

“Dëgjo”, – i tha Mehmet Shehu, “komandanti i tyre nuk e pranoi ndërrimin. Në sytë e tij ata janë dezertorë… Atëherë të tre djemtë që ata kanë kapur do të ekzekutohen…”

“Si kështu?”

“Eh! Ja, kush e kish menduar se italianët do të refuzonin ndërrimin 10 me 3”.

Ai desh të shtonte diçka por hezitoi. Plaku e vuri re. Tashmë atij i dukej se zemra do t’i pushonte çdo çast përballë atyre njerëzve të armatosur. Ai e preu heshtjen i pari:

“Po çfarë keni vendosur të bëni me këta këtu?”

“Shtabi i Përgjithshëm na ka dhënë urdhër t’i ekzekutojmë”, tha Mehmet Shehu, duke u përpjekur të ngjante i sigurt në vetvete.

-“Ç’do të thotë kjo?”, bërtiti plaku. Si mund ta bëni këtë? Ti e di mirë çfarë djemsh janë këta…

-“Është urdhër dhe s’mund të bëhet asgjë më tepër”, u përgjigj Mehmet Shehu.

-Plaku tentoi të gjente fjalët që mund t’i ndryshonin mendim, por pastaj e kuptoi që kjo do të ishte e kotë.

“Të paktën këtë djalë, tha ai, shokun tënd, lërma mua, mund të themi se na iku…

Është djalë i mirë… Pastaj është shoku yt…”

-“Pikërisht kjo është e tmerrshme”, – shtoi Mehmet Shehu me një ton brutal.

-Si thua, ai të ka mbajtur në shtëpinë e tij, mamaja e tij të ka shërbyer…

Fytyra e Mehmetit vazhdonte të errësohej nga fjalët e tjetrit. Asnjëherë ai s’e kish parë kaq të nxehur.

“Ti e shikon këtë, filloi të bërtasë Mehmet Shehu, duke i treguar yllin e kuq të xhaketës së tij, unë jam betuar mbi të”.

Sytë e plakut u mbushën me lot dhimbje dhe zemërimi së bashku. Një zemërim impotent pa objekt për të shkatërruar dhe që i binte mbi vete.

Mehmeti shpejtoi si i çmendur te shkallët dhe u dha urdhër njerëzve të armatosur që qëndronin në oborr. Zoti i shtëpisë nuk e kuptonte se ç’po ndodhte por dëgjonte një zhurmë të çuditshme nëpër të gjithë shtëpinë. Pak më pas, ai pa italianët të dilnin të lidhur. Në mënyrë të pavullnetshme e çoi dorën te pistoleta, por e hoqi menjëherë si të qe djegur. Pastaj ndoqi pas grupin e burrave, gjysma e të cilëve qenë të lidhur, gjysma të armatosur. Ata i çuan italianët drejt një shkurrnaje duke i radhitur shpejt. Pastaj filluan menjëherë të shtinin.

Ata binin njëri pas tjetrit duke lëshuar klithma e rënkime të ndërprera si t’u besonin syve vetëm atëherë kur plumbat përshkonin kokat dhe zorrët e tyre. Goditjet më në fund mbaruan, por kapiten Moreti ishte ende në këmbë. Asnjë nuk qëllonte më. Padyshim ai ishte komandanti i tyre. Pastaj në një heshtje të plotë, sikur gjithçka të kish vdekur e duhej të qëndronte kështu, e palëvizshme në përjetësi, Mehmet Shehu nxori pistoletën, e ngriti pa guxuar të shohë përballë atë mbi të cilin do të qëllonte dhe tërhoqi këmbëzën. Moreti u palos menjëherë më dysh, nxori nga goja e deformuar një sharje të tmerrshme dhe pastaj u rrëzua.

“Mehmet!”

Ishte plaku. Pistoleta e tij ishte drejtuar nga Mehmet Shehu.

“Çfarë bën?” – ulëriti ky i fundit.

Dora që mbante pistoletën u drodh. Koka e Mehmet Shehut ra mbi gjoks. Shpatullat u shkundeshin nga dridhjet. Ishte një dridhje e dalë nga thellësia e qenies së tij që bëhej gjithmonë e më e padurueshme dhe që u shoqërua nga ngashërime të forta që e shkundnin të gjithin. Disa partizanë të ngrirë në atë moment u zgjuan menjëherë duke iu afruar plakut dhe e kapën nga krahët. Por komandanti i tyre që mezi mbahej u bëri shenjë ta lëshonin. Ata qëndruan vetëm të dy. Mehmet Shehu u ul në një gur pranë tij, vuri kokën mes duarve i asfiksuar nga ngashërimi.

(Botuar me 6 Janar 1994 në Koha Jone)

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...

Ministri i LSI-së firmosi për inceneratorët, flet Monika Kryemadhi

Inceneratorët janë kthyer në debatin kryesor mes partive politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se LSI...

Nënkryetari i Vetëvendosjes: Shumë shpejt, Vjosa Osmani presidente e Kosovës

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, komentoi se si do jetë Kosova pas Hashim Thaçit, për të cilin flitet se do i konfirmohet aktakuza...