E premte, 24 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Rrëfimi i Shevchenko: Nga historia e numrit 7, te fitorja më e rëndësishme e jetës

Një emër që e njohin të gjithë, por kuqezinjtë e Milanit janë ata që e dashurojnë. Andri Shevçenko është një legjendë në anën kuqezi të Milanos. Ish-numri 7-të i kuqezinjve ka dhënë një intervistë për “DAZN” ku rikujton momente pikante nga karriera e tij.

Fillimet: “Lobanovski, trajneri im te Dinamo, ka qenë mjeshtër i futbollit. E gjitha ka filluar me të. Më ka ndryshuar shumë. Mbaj mend ritmet, 3 stërvitje në ditë, zgjimi ishte në orën 6, stërvitja e parë në 7. Kaladze ka vuajtur shumë kur erdhi, kanë qenë 2 vite të vështira për të. ”

Milani: “Kam qenë shumë i lumtur, ishte moment special. Për numrin 7-të ka një histori të bukur. Ibrahim Ba erdhi dhe më tha ‘të jap numrin tim nëse do’. Dy ditë më vonë më telefonoi një mik i fëmijërisë dhe më tha ‘ e di se në hebraisht shtat thuhet Sheva?’. Nuk mund ta besoja. Me tha se do të kishte sjellë fat, dhe ashtu ndodhi”

Tifozët: “Marrëdhënia e veçantë që kam pasur me ta është gjithmonë në zemrën time. Kam provuar emocione të papërshkrueshme. Vitin e dytë, pas çdo goli, kishte gjithmonë e më shumë flamuj të Ukrainës. Ishte drithëruese sa herë këndonin”

Fitorja më e bukur: “Padyshim finalja ndaj Juventusit në “Old Trafford”. Ka qenë ndeshja më e rëndësishme e jetës sime.

Shokët e skuadrës: “Nuk kam parë në historinë e Milanit një lojtar aq perfekt sa Kaka. Pas vetëm 1 seance stërvitore e kuptova që ai ishte një djalosh i veçantë. E ndryshoi Milanin. Ndërsa Maldini është historia e klubit, një kapiten i madh, një mik i madh, një lojtar i madh. Berluskoni ka krijuar 25 vite të pabesueshme të historisë së Milanit. Se di nëse do ta shikojmë Milanin aq lart. Ka qenë skuadra më e mirë në botë”

Ançeloti :“Person shumë i veçantë, ka qenë fati ynë, fati i Milanit dhe ne kemi qenë fati i tij. Ishte shumë i bukur respekti që kishim për njeri-tjetrin. Ajo që mbaj mend nga ai është marrdhënia që kishte me të gjithë. Është e rëndësishme të gjesh një njeri i cili mund të kesh besim dhe të ndash gjera personale.

Penalltia ndaj Juventusit: “Nuk do t’i harroj ato 15 sekonda, gjatë të cilave kam shkuar nga mesi i fushës te penalltia. Të kalon gjithë jeta përpara syve, që nga fëmijëria e ëndrrat e tua, e kupton se mund t’i realizosh. Gjatë atyre momenteve i kam thënë vetes që të isha i sigurt, që do të godisja siç dija, mos të ndryshoja mendim. Shikoja arbitrin dhe Bufonin dhe në fund godita siç dija.”

Goli ndaj Juventusit: “ Ishte ndeshje pabesueshme. Nuk të ndodh shpesh të shënosh gola të tillë. Dua të sqaroj se e kam goditur në portë, nuk ishte krosim. Madje ishte një aksion perfekt, u ktheva, nisa vrapin dhe bëra një gjuajte të pabesueshme”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...