Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Rrëfimi i Adrianës: Mësuesi i fesë islame abuzonte me ne në jetimore

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Një rrëfim tronditës ishte ai i Adrianës sot në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku për herë të parë ajo pranoi të tregojë publikisht abuzimin seksual që kishte ndodhur kur ishte vetëm 12 vjeçe.

27-vjeçarja tregoi se është rritur në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, por fëmijëria e saj ka qenë plot makthe. Një mësues i fesë islame i fuste në bodrum dhe abuzonte me vajzat e jetimores.

Ajo tregoi se ai i rreshtonte fëmijët e vegjël dhe abuzonte seksualisht me ta.

“Kishim një mësues të fesë islame, dhe abuzonte seksualisht me ne të gjitha. Ishim nga 10-14 vjeç. Ai na fuste në bodrum te shtëpia e fëmisë dhe na rreshtonte. Na trembte me fantazma dhe na dhunonte. Abuzonte me të gjitha ne, thoshte ‘çfarë do i bëj fëmijës së parë do u bëj të gjithave’. Nuk kishim ku të denoncimin, ishim të pafuqishme”, u shpreh Adriana.

Më tej 27-vjeçarja tha se nëse dikush nga vajzat nuk pranonte abuzimin e mësuesit, do dënohej, do lidhej tek kaloriferi dhe do lihej pa ngrënë e pa gjumë. Roja i jetimores gjithashtu kishte abuzuar seksualisht me të për një kohë të gjatë.

Përgjatë gjithë fëmijërisë së saj, Adriana ishte abuzuar seksualisht derisa kishte mbushur moshën 18-vjeçare dhe ishte detyruar që të largohej e të shkonte në konviktin e vajzave “Safet Spahiu” në Shkodër.

Në këtë konvikt vajzat më të mëdha në moshë se Adriana ishin shndërruar në tutore duke i detyruar të tjerat që të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

“Ato fusnin njerëz në konvikt dhe nëse nuk bëja shumën ditore të caktuar më rrihnin, më linin të flija nëpër korridore!”, u shpreh ajo.

Ishte ky momenti kur Adriana nuk kishte mundur të duronte më dhe kishte vendosur të bënte denoncimin. Por fatkeqësisht polici që e kishte pritur kishte abuzuar seksualisht me të.

Menjëherë pas këtij episodi stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte dorëzuar në Prokurori dosjen e Adrianës së bashku me rrëfimin e saj, për të kërkuar drejtësi për ngjarjen e ndodhur.

Pas denoncimit të bërë nga programi, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit, arrestoi ditën e premte shefin e Stacionit Policor Fushë- Arrëz, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Por ai u lirua këtë të shtunë me pretendimin e Prokurorisë se nuk ka prova të mjaftueshme. /Top Channel

 

Tags: adrianamesuesrrëfim

TË LIDHURA

Politikë

Rama ironizon influencerët në Fier: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

20:38 | 09/06/2026
Aktualitet

Protesta kundër projektit në Zvërnec, pjesëmarrje e ulët në Elbasan e Gjirokastër

20:33 | 09/06/2026
Aktualitet

Adoleshentja para Kryeministrisë: Do të buçasim për të ardhmen, protestat nuk ndalen

20:09 | 09/06/2026
Next Post

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2020

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Bizneset e goditura nga COVID-19, sa kohë do u duhet të rikuperohen







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama ironizon influencerët në Fier: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

by mirseda
20:38 | 09/06/2026
0

Kryeministër Edi Rama gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Fier ironizoi sërish influencerët....

Protesta kundër projektit në Zvërnec, pjesëmarrje e ulët në Elbasan e Gjirokastër

20:33 | 09/06/2026

Adoleshentja para Kryeministrisë: Do të buçasim për të ardhmen, protestat nuk ndalen

20:09 | 09/06/2026

Nuk është Vllaznia? Rubin Hebaj pranë firmës me rivalët e kuqebluve

19:53 | 09/06/2026

10 ditë që tronditën “sistemin”

19:51 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com