E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Rrëfimi/ Edhe shoqja e 15-vjeçares u abuzua: Ja si më gënjyen dy vajza

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Pas ngjarjes makabër të regjistruar në shkollën e Babrrusë, ku një 15-vjeçare u abuzua seksualisht nga roja i shkollës, Abaz Doga, të tjera skandale dhe abuzime me të mitura po dalin në dritë.

Në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, shoqja e 15-vjeçares së abuzuar pranon se edhe ajo ka rënë pre e abuzimit seksual.

Ajo u shpreh se dy vajza të rritura kishin shkuar te shkolla dhe e kishin mashtruar duke i ofruar vegla muzikore. 17-vjecarja tha se kishte dëshirë muzikën dhe se dy vajzat që i ishin afruar kishin premtuar se do ta ndihmonin.

“Jam abuzuar në moshën 15-vjeçare, dmth para dy vitesh. Kemi konsumuar lëndë narkotike. Gjithçka ka nisur nga rrethi i shkollës. Në shkollën ku isha, unë kisha pasion muzikën dhe dy vajza vinin aty te shkolla, njëra 25 tjetra 20 vjeçe, që më thonin se kemi studio muzikore. Pasi lashë shkollën, vazhdova shoqërinë me to”, rrëfeu e mitura.

Pjesë nga intervista:

Këto vajza që vinin në shkollë, vinin brenda ambienteve të shkollës?
Jo, jashtë, dhe nuk i kam parë të flisnin me Abas Dogën.

Si iu besove?
Sepse më treguan pajisje muzikore. Si fillim takoja vetëm ato të dyja.

Çfarë bisedash bënit?
Më shumë rreth muzikës, jo ndonjë muhabet të madh. Vetëm rreth muzikës dhe mjeteve muzikore që më sillnin.

Si t’u dha lënda narkotike?
Pasi u largova nga shtëpia, pata një debat të vogël në familje, ika dhe takova këto dy vajza. Ato do të iknin në një vend për qejf, jashtë Tiranës, dhe jam nisur me to. Pastaj, kur shkuam atje, na çuan në një shtëpi, që e kishin të tyren më duket. Më pas, filluan të më blinin rroba, të më mbanin mirë. Kisha tre ditë, që nuk kisha kontakt me familjarët. Pas tre ditësh më merr mami në telefon dhe më gënjen, si nënë që ishte, dhe më thotë të kthehesha se do të bënte operacion dhe ndoshta nuk kishte shpëtim. Dola nga dritarja dhe u nisa, pa vetëdijen e vajzave.

Çfarë do të ndodhte, nëse iu thoje se do largohesh?
Nuk e di çfarë do të ndodhte, por ika nga dritarja. Nuk shkova në shtëpi, ika drejt në komisariat, sepse mamaja kishte bërë denoncim se isha larguar. Kjo ndodhi në janar të 2018.

I ke zbuluar emrat e dy vajzave?
I dhashë emrat, por u mbyll dosja, sepse vajzat nuk u gjetën. Ndoshta emrat që më kanë dhënë kanë qenë të rremë.

Ato vajza mund të jenë të lira?

Po, se nuk janë gjetur.

Janë të njohura këto vajza?
Jo, nuk merreshin me muzikë. Nuk janë të njohura fare.

Ka pasur vajza të tjera, që këto i kanë njohur?
S’e di, nuk kam informacion.

Pas denoncimit i rikontaktove?
Vëllai donte që t’i takonte, por unë jo.

Kur u abuzove?
Pasi jam larguar sërish nga shtëpia, jam nisur drejt Durrësit dhe kam njohur dy vajza të tjera, 17 dhe 15 vjeçe. Aty jetonim në shtëpinë e 17-vjeçares, e cila shfrytëzonte edhe motrën e saj, si mua. Edhe mamanë nuk e pyeste shumë, ndërsa motrën e saj e fejoi, sot ka një fëmijë, është 17 vjeçe. Në këtë kohë, edhe unë jam abuzuar seksualisht.

Merrte para?
Jo asnjë lloj paraje. Ajo punonte në një muzikë nate. Pasi na jepte lëndë narkotike, nuk dinim pastaj asgjë çfarë ndodhte me ne.

Sa kohë ke që ke dalë nga rehabilitimi?
Kam dalë në korrik të 2019. Kam shkuar më 28 maj të 2018.

Pse dole?
Tani ndihem në rregull, e rehabilituar, kam marrë shërbime shumë të mira. Jam shumë e qetë.

Ke menduar çfarë do të bësh me jetën tënde?
Kam mbaruar një kurs profesional për kuzhinë te qendrat ku isha, e kam bërë me shumë dëshirë. Sot jam minorene dhe nuk ka punë, por do të pres edhe ca për të filluar punë.

Ke menduar t’i rikthehesh shkollës?
Po, kam menduar, por me pak frikë, me atë bullizmin si më parë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...