Shqipëria

Rrëfehet Luzja e “Portokalli”-së: Kam rrogë modeste, nuk bëj jetë luksoze

               Publikuar në : 19:30 - 17/05/19 Enno

Aktorja e njohur e humorit, Renada Caci, e cila njihet ndryshe si “Luzja” ka treguar se bën një jetë shumë të thjeshtë dhe se është mjaft e dhënë në punët e shtëpisë.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Renada zbuloi se merr një rrogë modeste.

“Unë kam zgjedhur të jetoj një jetë tepër të thjeshtë, me një rrogë modeste në mund ta quaj kështu, por pa qenë ajo maniakja e lekut, që për sytë e të tjerëve të bëj një jetë luksoze (…) Gatuaj shumë, e kam shumë të mirë marrëdhënien me gatimin, me kuzhinën, me punët e shtëpisë në përgjithësi. Lum ai që do më marri”, deklaroi Renada.

Ndër të tjera, ajo foli dhe për jetën private, teksa tha se asnjëherë nuk e ka njohur atë që mund të konsiderohet si dashuria e jetës.

“Asnjëherë nuk e kam takuar dashurinë e jetës. Uroj ta takoj së shpejti dhe me gojën time, në emrin tim do flas vetë vetëm për atë person që do më bëjë nënë. Nuk e kam takuar akoma”, shtoi ajo.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT