Futbollisti gjerman pati shumë oferta në drejtim të tij, por ai zgjodhi ekipin holandez për disa arsye.
“Kam patur shumë ofertë dhe kam patur shumë kohë për t’u menduar. Në fund kam zgjedhur PSV-në për filozofinë e lojës, për kampionatin dhe për ekipin që ka. Për mua ishte e rëndësishme të bëja zgjedhjen e duhur për t’u kthyer në nivelin tim. Këto janë arsyet kryesore”, u shpreh Gotze.
Gotze u transferua te PSV si një lojtar i lirë, pasi i mbaroi kontrata me Borussia Dortmund.