Sot po pritet me mjaft emocione Eurovisioni, ndërsa Ronela Hajati ka rezervuar një spektakël të vërtetë. Ajo do të performojë e para në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit, që do të mbahet mbrëmjen e sotme.
Në morinë e shumë postimeve në Instagram, pikas edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët.
Ajo ka një kerkesë për shqiptarët, konkretisht që “të mos bëjnë moralizma, por të çohen dhe të kërcejnë.”
“Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos bëni shumë llafe sot me moralizma po çohuni dhe kërceni”, shprehet Ronela krahas fotos së postuar.