E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Ronaldo “shkrin” Barcelonën. Mançester Junajtid, “Bye, Bye Champions League”

Përfundojnë ndeshjet e fundit në grupe të UEFA Champions League. Juventusi ka triumfuar në “Kamp Nou” në shifrat e pastra 3-0. Kristiano Ronaldo fitoi një penallti mes polemikave dhe më pas e shndërroi nëgol duke festuar në sytë e Leo Mesit. Pas golit të portugezit nga pika e bardhë, erdhi edhe goli spektakolar nga McKennie, i cili mori një krosim perfekt nga Kuadrado dhe i lirë brenda zones, nuk fali Ter Stegen.

Në minutën e 52, Juventusi shënoi edhe golin e tretë ndaj Barcelonës sërish me Kristiano Ronaldon nga pika e bardhë e penalltisë, teksa ishte Lenglet ai që preku me dorë topin në zonë.

Mançester Junajtid është mundur nga Leipzig me rezultatin 3-2. Gjermanët zhbllokuan shifrat në minutën e 2 me Anxhelinon. Mbrojtësi i majtë ndëshkoi De Gean me një gjuajtje të bukur me të majtën. 10 minuta më vonë, Leipzig dyfishoi shifrat me Haidara, i cili realizoi një gol të bukur fluturimthi pas një asisti po aq të bukur nga Anxhelino.

Në minutën e 69, Leipzig realizoi edhe golin e tretë me Klaivert, i cili u fut në zonë dhe shënoi i pashqetësuar nga mbrojtja e anglezëve. Në ndeshjet e tjera Sevilja ka mundur Rene pastër 1-3, ndërsa Çelsi dhe Krasnodar janë ndarë në barazim 1-1.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...