Ronaldo i bën dhuratë bashkëshortes Xhorxhinë vilën 2.5 milion dollarë

Kristiano Ronaldo është bërë protagonist, teksa raportohet se i ka dhuruar gruas së tij, Xhorxhina Rodrigez, vilë me vlerë 2.5 milion dollarë.

Ajo që të habit më shumë është fakti se vila është blerë në Madrid dhe jo në Torino ku Ronaldo luan aktualisht. Vila është afër zonës La Finca, zonë ku Ronaldo jetonte kur luante për Real Madridin. Çifti ka pesë vite bashkë dhe janë prindër të një vajze.

Investimet e fundit të Ronaldos në pasuri të patundshme në Madrid dhe Lisbonë, ka bërë që të mendohet se e ardhmja e tij do të jetë diku ndërmjet Spanjës ose Portugalisë./panoramasport.al/