Cristiano Ronaldo i shokoi të gjithë, ku pas triumfit të pestë personal dhe të tretin radhas në Champions Leage me Real Madrid lajmëroi një lamtumirë të mundshme. Gjatë festimeve ai u pyet sërish rreth kësaj teme por u mundua që të dhe të premtonte besnikëri, por kjo ishte sa për sy e faqe.
Sipas lajmeve që raportojnë mediat spanjolle largimi i portugezit nga kryeqyteti i Spanjës është i pashmangshëm, pasi agjenti i tij, Jorge Mendes ka fluturuar një natë më parë drejt Parisit për të mbyllur marrëveshjen prej 250 milionë euro me PSG-në.Kjo bëhet e besueshme pasi Ronaldo ka fituar gjithçka me Madrilenët dhe kërkon stimuj të rinj dhe me një ekip të etur si parisienët për të triumfuar në Champions, aty ai gjen ambientin që kërkonte. Por ka edhe një arsye tjetër mjaft të fortë, portugezi dëshironte të ishte më i paguari në planet, pasi ishte lojtari më i mirë në botë dhe këtë dëshirë mund t’ia plotësonin vetëm sheikët e PSG-së.