Ronaldinho: Bëhem melankolik dhe qaj kur mendoj për ndeshjet me Barçën

Ronaldinho: “Ka netë kur shkoj në shtrat duke menduar se si mund të ketë kaluar koha kaq shpejt … Kur u plaka? Nuk i harroj kohët kur dilja në fushë të shtunën, ose çdo ndeshje në La Liga me Barcelonën. Nuk e harroj kur luajtëm ‘El Clasico-n’ kundër Real Madridit. Janë momente që nuk mund t’i harrosh kurrë.

Kur kam luajtur për Barçën unë kam qenë njeriu më i lumtur në botë, doja të luaja vetëm për ato ngjyra. Kur njerëzit më duartrokisnin në çdo driblim, ose sa herë që bëja ndonjë ‘bicycle’ apo ‘rabona’, ishte magjike … Unë bëhem melankolik dhe qaj kur mendoj për momentet kryesore me klubin më të madh në histori. Zemra ime është ‘blaugrana’ deri në vdekje”