Romeo i shpreh dashurinë Jonidës në emision (FOTO)

Tashmë Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj e kanë bërë lidhjen e tyre më publike. Ndryshe nga sa më herët që jepnin mesazhe të koduara, lidhja e tyre tashmë konfirmohet edhe me anë të fotove e videove në rrjetet sociale.

Romeo ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, së bashku me vëllain e tij binjak, Donaldin. Gjatë intervistës, aktori u pyet nëse është i dashuruar me Jonidën.

Ai tha që e do shumë, e ndërsa më tej e kaloi bisedën me humor. “Unë e dua shumë Jonidën, bile kam hapur dy faqe ‘Jonida fanpage’… ajo i ka këngët fantastike, e do gjithë Shqipëria, bravo të qoftë, vazhdo kështu”, tha Romeo.