“Corriere della Sera” dhe “La Gazzetta dello Sport” bëjnë me dije se klubi i Romës po mendon të padisë Interin, pas dështimit të marrëveshjes ndërmjet Leonardo Spinazzolas dhe Matteo Politanos.
Kjo pasi sipas Romës, drejtuesit e Interit ndryshuan termat e marrëveshjes në minutat e fundit. Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio propozoi idenë e huazimit me të drejtë blerjeje fillimisht, më pas klubet vendosën që të kishte detyrim blerjeje në rast se luanin 15 ndeshje.
Interi më pas shkoi dhe më tej duke konsideruar të tilla vetëm nëse luanin 45 minuta në fushë. Një lëvizje e tillë nuk u pranua nga drejtuesit e Romës dhe gjithçka dështoi.