Ekonomi

Rivlerësimi i banesave, Qeveria gati draftin


               Publikuar në : 15:34 - 15/11/19 M D

Rreth 40 mijë qytetarë do të përfitojnë nga rivlerësimi i banesave vitin e ardhshëm.

Kjo është nisma e radhës që pritet të ndërmarrë qeveria , duke iu dhënë mundësinë qytetarëve që të deklarojnë vlerën reale të pasurisë së tyre duke paguar një taksë më të ulët prej 2% të diferencës mes vlerës së tregut me çmim fillestar në momentin e shitjes, nga 15% që është aktualisht.

“Ne parashikojmë se të paktën 30-40 mijë objekte mund të rivlerësohen”, deklaroi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Kjo është “amnistia” e tretë që bën qeveria që prej vitit 2009.

Përmes zbatimit të këtij projekti, drafti i të cilit pritet të jetë gati së shpejti për konsultim publik, qeveria parashikon të arkëtojë në total rreth 4 miliardë lekë.

Denaj: Pika ndërkufitare “One Stop Shop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Denaj: Një lajm i mirë për ekonominë

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT