Rivaldo: Lautaro nuk bën punë, Neymar të rikthehet tek Barcelona

Rivaldo preferon rikthimin e Neymar tek skuadra e Barcelonës, përpara blerjes së sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Ai beson se është koha që që Barcelona të përqendrohet vetëm tek bashkatdhetari i tij në merkato.

“Klauzola e Lautaro tashmë ka skaduar dhe Barcelona do të duhej të negocionte me Interin. Pa dyshim, besoj se tani duhet të përqendrohet vetëm tek Neymar dhe ta bëjë që këtë verë. Nëse Neymar bashkohet me Messin, Barcelona do të jetë përsëri skuadra sensacionale që fitoi kaq shumë vite më parë. Neymar është nënshkrimi më i mirë për grupin, për t’i dhënë alternativa trajnerit në planin taktik, madje edhe për t’i mundësuar ndonjë pushim të nevojshëm Messit”, tha ai.