E shtunë, 25 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Rinisin punimet në Kodër Vilë, banorët: Parandaloni tragjedinë

Kanë rifilluar ditën e sotme punimet për ndërtimin e 4 pallateve pesëkatëshe në Kodër Vilë, edhe pse ka një vendim nga drejtoria Rajonale Arkeologjike për pezullimin e tyre.

Mbetjet arkeologjike të gjetura gjatë gërmimeve ishin edhe arsyeja pse punimet u pezulluan, pasi arkeologët donin t’i studionin nga afër ato.

Ndërkohë, mësohet se banorët e zonës, kanë bërë një kërkesë për anulimin e projektit pasi iu rrezikohen banesat ku jetojnë. Me frikën për rrëshqitjen e tokës e shembjen e shtëpive, banorët apelojnë strukturat përkatëse të marrin masa për të parandaluar një tragjedi të mundshme.

Sipas banorëve, të cilët u prononcuan për News24, mjetet e tonazhit të rëndë të cilat rinisën punën mëngjesin e kësaj të premteje, e kanë prerë ujin e pijshëm, teksa shtojnë se iu janë drejtuar policisë së shtetit por nuk kanë gjetur mbështetje.

Prishja e kurorës së gjelbër në zonën e Kodër Vilës në Durrës për ndërtimin e 4 pallateve, ka alarmuar prej muajsh banorët e zonës të cilët kërkojnë pezullimin e punimeve. Por Gjykata e Apelit i dha të drejtë firmës ndërtuese, duke iu hapur rrugë punimeve për ndërtimin e kompleksit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foto me Sorosin, Berisha i akuzon se projektuan ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri Berisha është revoltuar pas një fotoje të shpërndarë nga kryeministri Rama krahë George Soros. Rama zbuloi në rrjetet sociale se është takuar në...

Yuri Kim me porosi të qarta nga Uashingtoni, vulos fundin tragjik të Berishës

Dje, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi rihapjen e hetimeve për tragjedinë e "Gërdecit". Nga ana tjetër, ambasadorja...

Aksident në Kuçovë, shoferi shpëtohet katër orë pas bllokimit në kamion

Në Kuçovë ka ndodhur mrekullia, ku shoferi është shpëtuar katër orë pas bllokimit në kamion. Drejtuesi i kamionit me inicialet A. P.,  që mbeti...

Njihuni me këmbimin valutor, 25 shtator 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e dollarit, frangës zvicerane, paundit britanik dhe euros. Më poshtë do të gjeni...

E shtuna me diell dhe temperatura deri në 30 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do...