E mërkurë, 12 Gusht, 2020
24 C
Tirana

“Ringjallja”/ Sociologia: Ky sekt ka sjellë histori tragjedish

Më të lexuarat

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Policia e Tiranës arreston 5 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës njofton se së fundmi 5 persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Putin: Kemi vaksinën e parë ndaj koronavirusit, e kam injektuar tek vajza ime

Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi sot se Rusia e ka gati vaksinën ndaj koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Putin tha se ai e...

Truproja i kreut të Kuvendit fotografohet duke qëlluar ndaj protestuesve në Liban

Truproja një prej zyrtarëve më të lartë libanez, Nabih Berri, është fotografuar duke qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve gjatë fundjavës. Truproja i lidhur me...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Një ngjarje e rëndë u zbulua mbrëmjen e djeshme, teksa nënë e bijë ishin vetëflijuar duke besuar se mund të ringjalleshin.

Ngjarja kjo ka ngjallur shumë reagime, duke bërë përgjegjës për vetëflijimin një sekt fetar të cilët dyshohet se nxisin vetëvrasjet.

Sociologia Entele Binjaku tregon se deklaratat e Dëshmitarëve të Jehovajit janë korrekte, por për fat të keq ky sekt ka sjellë histori tragjedish.

Në një intervistë për AlpeNews, Binjaku tha se njerëzit që janë më pak të integruar në jetën e përditshme mund të gjejnë më lehtë rehati psikologjike në grupet që i bashkon një besim.

Intervista:

-Cili është qëndrimi juaj për sektin e “Dëshmitarëve të Jehovait” dhe deklaratën e bërë sot nga zëdhënësi i tyre? Kujtojmë se viktimat që janë predikues të këtij të fundit kanë qenë të shumtë në Shqipëri ndër vite.

“Mendimi im është që dalja me një deklaratë zyrtare drejtuar opinionit ishte një veprim i duhur si për vetë organizimin fetar në fjalë, po ashtu edhe për qytetarët e tjerë që menjëherë u vunë përballë informacioneve që tejkalojnë çdo imagjinatë. Në thelb këto informacione përbëjnë burim për shqetësim psikik të popullatës sonë. Kjo dalje mediatike shmangu edhe vënien përballë gjykimit publik të pritshëm. Jo pak herë ky sekt besimtarësh ka qenë në qendër të polemikave nga opinioni sepse jo pak herë vetë media në vite ka sjellë histori tragjedish që buronin nga ndjekësit e këtij sekti. Në kushtet e lirisë së besimit apo të asociimit me një grupim, për aq kohë sa veprojnë pa dhunë, nuk shqetësojnë askënd që më lirinë e vetë i refuzon, mund të mendojmë se nuk përbëjnë ndonjë shqetësim. Por shqetësimet lindin së pari për mënyrën si e përcjellin mesazhin ata që i bashkohen. Së dyti, mënyra e tyre e të jetuarit bie ndesh me normat kulturore që shoqëria jonë i ka kultivuar dhe trashëguar në breza. Së treti kjo shmangie nga këto norma ka krijuar jo pak herë prirje për distancim, bëhet burim konflikti mes pjestarëve edhe të së njëjtës familje që nuk ndjekin të njëjtin besim, rrisin prirjen për tu bërë më fanatikë brenda tyre dhe çdokush tjetër ndjehet i përjashtuar, shpesh herë pjestarët e këtij sekti janë bërë aq të bezdisshëm për qytetarët e tjerë sa janë kthyer edhe në batutë stigmatizuese etj”

-A është e vërtetë se moshat e reja duke qenë dhe më lehtë të ndikueshme kanë predispozitë me te madhe të bien “pre” e këtyre sekteve?

Më shumë se moshat e reja do të thoja njerëzit që janë më pak të integruar në jetën e përditshme mund të gjejnë më lehtë rehati psikologjike në grupet që i bashkon një besim. Të rinjtë në vendin tonë janë në një shkallë të madhe të papunë dhe si të tillë janë mjaft të shkëputur nga organizimet shoqërore që i krijon një formë e rëndësishme organizimi sic është puna. Joshës për ta mund të ndodhë të jetë gjithëkush ka një forcë argumentuese që predikon paqen dhe qetësinë e brendshme. Në këtë sekt gjen nga të gjitha grupmoshat. Të moshuar më pak sepse edhe mundësia fizike bie, por ka nga ata që kanë vite që i janë bashkuar dhe tashmë kanë kaluar në grup-moshë tjetër dhe fizikisht nuk i përgjigjen dot këtij angazhimi. Po të mendosh që në vendin tonë 34% e vajzave dhe djemve të moshës nga 15-29 vjeç nuk janë as në institucionet shkollore dhe as në ndonjë skemë punësimi (mesatarja e Evropës për këtë tregues është 15%). Në radhët e vajzave dhe djemve shqiptarë të moshës nga 30-34 vjeç vetëm 23% prej tyre janë të pajisur me një diplomë të arsimit të lartë (në Evropë mesatarja e të rinjve me arsim të lartë është 40 % ). Po të zbresim në një grup-moshë tjetër sipas BB 57% e 15 vjeçarëve nuk kuptojnë atë që lexojnë, pra janë analfabetë funksionalë, kjo është e gjitha një strukturë mjaft e ndikueshme nga elementë që mund të depërtojnë lehtë.

-Mendoni se fqinjët duhet ta kishin denoncuar herët rastin? (E kishin vene në dukje se familja kishte rreth dy vite pa dalë nga shtëpia)

Popullsia shqiptare në këto 30 vjet ka njohur një lëvizshmëri të madhe shoqërore. Shumë nga banorët e Tiranës janë vendosur në këto vite në lagjet e kryeqytetit dhe si të tillë koha e integrimit në komunitet është e ndryshme nga familjet vendase. Shkalla e komunikimit në këto komunitete është e ulët dhe kanalet e komunikimit janë të dobta. Këtu ka ndikuar mjaft edhe zhvendosjet e shpeshta të banorëve që kanë banesa të përkohshme si qeramarrës. Edhe kjo nuk e ka ndihmuar komunikimin mes banorëve. Në kushte të tilla edhe solidariteti ka qenë më i vështirë të vendoset apo edhe kohezioni mes pjesëtarëve të të njëjtit komunitet banorësh që kanë marrëdhënie fqinjësie.
Ndaj edhe nëse banorët nuk kanë njoftuar kjo ka një shkak apo disa të tilla.

-Sipas jush, kush është veprimi i parë që duhet bere për vajzën që mbijetoi? Nga spitali ajo u shpreh: Ju se dini çfarë sakrificash kemi kaluar ne per te fituar “Ringjalljen”.

Mendoj që përpara se ta analizojë opinioni atë deklaratë duhet ta analizojë një specialist që vjen nga shërbimi mjekësor ose i shëndetit mendor. Sipas Peter Berger “Ndonjëherë edhe sociologu hyn në botë të panjohura për atë vetë: bota e krimit, bota e nje sekti fetar të çuditshëm. Por, zakonisht, sociologu vepron në fusha të tilla përvoje, të cilat janë familjare për të si dhe për të gjithë ata që i përkasin shoqërisë së tij; kërkimet e tij lidhen me komunitetin, me institucionet si dhe me veprimtaritë rreth të cilave organet e përditshme flasin vazhdimisht. Megjithatë edhe në këto kërkime gjendet emocioni i të zbuluarit (jo këtë radhë emocioni i zbulimit të gjërave tërësisht të reja), ku gjërat e vëna re kanë një kuptim të ndryshëm.Aktualisht tek sociologët mbizotëron prirja e përdorimit të asaj metode që nxjerr në dritë sa më shumë aspekte të një çështjeje. Shkatërrimi i një gjurme nënkupton heqjen nga mundësia e përdorimit të një metode.Cili sociolog do ta dëshironte këtë?! Edhe pse ajo shprehje ka disa fjalë kyce që flasin për “sakrificë apo ringjallje” kjo duhet të merret me rezerva dhe të thellohen mbi të edhe ata që trajtojnë çështjet e sociologjisë së fesë. Në gjithë këto mijra sociologë që janë diplomuar në Universitetet shqiptare duhet të shprehen edhe ata për këto dukuri.

Cilat janë masat që duhen marrë nga autoritet pas këtij rasti të rëndë në mënyrë që të parandalohet?

Kjo ngjarje fatkeqe dhe kaq tragjike risolli në qendër të vëmendjes pakujdesinë tonë si shoqëri për të pasur kontroll mbi ushqimin tonë shpirtëror. Kontroll që qytetarët jua kanë deleguar institucioneve përgjegjëse. Ka mjaft njerëz që kjo shoqëri i paguan pikërisht për të mbajtur nën kontroll mbarëvajtjen e punëve brenda saj. Kontrolli nga ana e këtyre institucioneve, forcimi i rolit të policimit në komunitet, edukimi i sigurisë në komunitet, ngritja e qendrave të këshillimit psiko-emocional, shtimi i organizimeve dhe hapësirave që mbajnë të angazhuar edhe psikën edhe aftësinë intelektuale dhe mbi të gjitha forcimi i rolit të shkollës që do të krijonte vërtetë njerëz me botëkuptim të atillë që nuk do të tradhtonin parimet që shkenca përçon etj.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Macron paralajmëron Iranin kundër “ndërhyrjes” në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Iranin kundër cdo ndërhyrjeje në Liban. Sipas Reuters, Macron ka zhvilluar një bisedë të telefonike me presidentin iranian, Hassan...

VIDEO/ Neymar shpërdoron dy raste vetëm për vetëm me portierin

Po luhet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Atalantës dhe PSG-së, e vlefshme për ‘Champions League’. Pak minuta më parë ka përfunduar pjesa e parë, me...

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Nga Mero Baze Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...

“Nuk ia uroj as armikut”, Veliaj flet për herë të parë pas shërimit nga virusi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është ritkthyer sot në zyrën e tij, pasi u shërua nga koronavirusi. Në një prononcim për News24, Veliaj...