E shtunë, 24 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Rindërtimi/ Rama: Nëse nuk plotësohen vendet, do marrim punëtorë nga jashtë

Ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama theksoi se nëse shqiptarët nuk do të punojnë në kantierët e rindërtimit atëherë vendet do t’i zënë punëtorët e huaj.

Ndër të tjera Rama deklaroi se të gjithë punëtorët që do të punojnë për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, do të paguhen me rrogën mesatare 420 euro.

“Ne do të hapim kufijtë edhe për punonjësit e huaj, do t’i japim mundësi kompanive që të rekrutojnë punonjës të huaj për të ardhur për të punuar në Shqipëri në rast se kjo do të jetë e nevojshme si pasojë e vendeve të punës që nuk plotësohen me punonjës vendas.

Në këtë sfidë ne kemi mundësinë që me avantazhin e krijuar me një procedurë të lehtësuar prej 7 ditësh, të kemi punonjës nga jashtë për të gjithë sektorët që vuajnë shumë për mungesë të krahut të punës si pasojë e refuzimit të shumëkujt për të punuar në sektorin privat në pritje të një pune në shtet”, pohoi Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Rama i mrekulluar nga Dua Lipa: Të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...