Rindërtimi/ Rama: Ata që hyjnë në lagjet e reja, do ndjehen shumë më mirë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë të Tiranës, ku në fokus ishte procesi i rindërtimit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ata që do të hyjnë në lagjet e reja, do të ndjehen shumë më mirë se aty ku kanë jetuar më parë.

Sipas tij, procesi i rindërtimit po e kthen fatkeqësinë në një mundësi shumë më të madhe, për të pasur kushte shumë më të mira sa i përket shërbimeve.

Edi Rama: ”Unë besoj që është e natyrshme që secili të ketë atë ngurrimin që nga një shtëpi që e ka jetuar në një pallat, ëpr shumë vite dhe është mësuar me atë destinacion, me atë komunitet të s’postohet në një shtëpi tjetër ku ndërtohet një lagje krejt e re.

Të gjithë ata që do të hyjnë në lagjet e reja, do të ndjehen shumë më mirë. Në një kuptim, fatkeqësia do të kthehet në mundësi më të madhe për të pasur kushte shumë më të mira, jo vetëm sa i përket apartamenteve por gjithë zonës, lagjes, mjedisit përreth.

Lagjet e reja që ndërtohet tërësisht nga e para, na japin mundësinë që qysh në projekt e themele të planifikojmë çdo gjë që i përket një lagjeje, me standardet më të mira. Duke pasur afër shërbimet esenciale, kopshtin, shkollën, qendrën shëndetësore. Sigurisht duke pasur edhe përmasat e sipërfaqes së gjelbër, më të madhe se sa aty ku ka goditur tërmeti.’’