Pak para mbledhjes së liderëve të Këshillit Europian në Bruksel, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se në muajin janar do të organizojë Konferencën e Donatorëve. Kjo konferencë do t’i vijë në ndihmë rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
“Do të flasim për çfarë ndodhi në Shqipëri. Me këtë rast duhet ti shpreh një mesazh të madh solidariteti popullit shqiptar. Uroj qe ne politikanët të marrin përgjegjësitë tona duke organizuar në dhjetor ose janar një konferencë donatorësh”, tha Macron.
Kujtojmë se kryeministri Rama ishte pak ditë më parë në Stamboll, ku presidenti Erdogan mblodhi Konferencën e Vendeve Islamike për të dhuruar shuma monetare sa i përket rimëkëmbjes së Shqipërisë.