Kryesore

Rindërtimi i banesave/ Rama paralajmëron qytetarët: Mos bëni aventura të tilla


               Publikuar në : 16:37 - 09/12/19 L M

Në ambientet e Kryeministrisë po zhvillohet mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se janë 660 familje që përfitojnë nga bonusi i qirasë. Po ashtu, kreu i qeverisë iu bëri thirrje qytetarëve që të mos i dëmtojnë vetë banesat e tyre, me qëllim për të përfituar nga situata.

“Ka raste që po u bien me vare shtëpive. Kjo histori ka një cak. Mos bëni aventura të tilla sepse inventari është ky që është. Shqipëria ka banesa në situatë kritike më shumë se kaq. Por ata nuk hyn në këtë program. Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën, por nuk hynë dot në shtëpi. Duhet të jem shumë i qartë sepse është e pamundur vetëm shto, shto. Numrat janë këto që janë dhe ne do ti përditësojmë”, tha Rama.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT