E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

“Rilindja ka ulur zverkun nën këmbët e tij”, Arta Dade i ka dy fjalë për Ramën

Një nga ikonat e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka dënuar ashpër 30 qershorin, ndërsa ka shprehur keqardhje sesi kjo forcë po dirigjohet nga kryeministri Rama.

Në një përgjigje mbi komentet sot në një shkëmbim opinionesh në Këshillin e Ambasadorëve, Arta Dade shkruan se Rama dhe grupimi i tij i Rilindjes solli në PS vese e praktika të cilat kjo parti nuk i ka patur të vetat. Duke i dhënë ‘shuplakën’ e radhës Ramës, ajo është e mendimit se socialistët e sakrificës, nuk kanë lidhje me të.

“Ndjehem mirë personalisht që i kam kërkuar të largohet. Keqardhje për një forcë politike, që ka pranuar të ulë zverkun nën këmbën e Edi Ramës e të Rilindjes që sollën në PS vese e praktika, nga të cilat ne bënim kujdes të mbroheshim ndaj kundërshtarit.

Ata që janë konformuar me të në një shkallë më të vogël, kanë ngritur nepotizmin në sistem, kanë pranuar eliminimin e garës në parti, kanë heshtur për interesat e tyre meskine.

Socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama”, shkruan Dade.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...