E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Rikthimi i Neymar/ Reagon Barcelona: Të shohim, por nuk harrojmë…

Barcelona nuk ka folur asnjëherë zyrtarisht në lidhje me spekulimet se po tenton kthimin e Neymar në Camp Nou, por sot zëvendëspresidenti Jordi Cardoner është shfaqur para mediave duke lëshuar mesazhe të paqartë, sepse nga njëra anë mohon që Barça të jetë duke negociuar, por nga ana tjetër e pranon se nuk është befasuar nga lajmet se Neymar kërkon të kthehet në Barcelonë.

“Është e gabuar të thuhet që ne dëshirojmë ta kthejmë Neymar në Barcelonë dhe kemi hapur negociatat. Me sa kam lexuar e dëgjuar, më rezulton që është Neymar ai që e dëshironin rikthimin te Barcelona, jo e kundërta. Në këtë moment transferimi i tij nuk është temë dite. Të shohim”, tha Cardoner, i cili ndoshta edhe për arsye ligjore mohon çdo kontakt me Neymar.

“Dëgjoj të thuhet sikur e kemi blerë Neymar, por nuk është e vërtetë. Nuk jemi në kontakt me të. Neymar dëshiron të kthehet? Nuk habitem, ka shumë pak klube si Barça dhe Neymar dëshiron të zhvillohet te Barcelona”, shtoi Cardoner, i cili gjithsesi nuk e harron të shkuarën.

“Ka shumë gjëra që nuk më pëlqyen kur ai iku, ka shumë gjëra që duhen rregulluar. Neymar është lojtar i madh, por nuk duhet të harrojmë si u largua, nëse një ditë do paraqitet mundësia e rikthimit”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...