E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Rikthim pas shkarkimit të Panuccit? De Biasi thyen heshtjen

Gianni de Biasi mbetet padyshim trajneri më i suksesshëm në stolin e Kombëtares Shqiptare, ku pati dhe kulmin e karrierës së tij teksa e drejtonte atë.

Por, pas shkarkimit të Panuccit, ka zëra për një rikthim të mundshëm të italianit. Megjithatë, lidhur me këtë, De Biasi ka preferuar të mos japë asnjë koment, por as nuk e ka mohuar diçka të tillë, duke e lënë të hapur këtë mundësi.

Sa i takon shkarkimit të Panuccit, në një intervistë për TuttomercatoWeb, De Biasi tha:

“Më vjen keq që Panucci përfundoi këtë aventurë tek Shqipëria, më shumë nuk di të them. Më vjen keq sepse un vijoj të jem një tifoz i Shqipërisë. E ardhmja ime? I kam thënë jo Venezias dhe Frosinones. Objektivi im është që sezonin e ardhshëm të jem në drejtimin e një klubi ose Kombëtareje”.

Tekniku ka zbuluar edhe një prapaskenë kur ishte ende në drejtimin e kombëtares sonë. Ai ka treguar se ka refuzuar Palermon sepse kishte një kontratë me Shqipërinë.

“Herën e parë më ka kontaktuar Zamparini. Ishte në Seria A kur vendosi të largonte De Zerbin, por unë isha në kontratë me Shqipërinë. Më joshi oferta, por nuk mund ta pranoja”, zbuloi De Biasi për “Corriere dello Sport”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I rikthehet tumori pas 9 vitesh, qytetarët solidarizohen me Adriana Matoshin

Aktorja e njohur, njëkohësisht dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, njoftoi miqtë e ndjekësit e saj një ditë më parë me anë të një...

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...