Rikthehet për gjykim dosja e ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj

Gjykata e Apelit në Shkodër ka kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish-kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Arsyet se përse dosja është rikthyer për rishikim janë për shkak të shkeljeve që janë bërë nga Gjykata e Lezhës.

Në arsyetim thuhet se kjo gjykatë nuk ka formuluar të saktë akuzën, si dhe ka ngritur akuza të pambështetur në prova.

Vendimi për kthimin e çështjes për rigjykim, është marë ditën e sotme dhe pritet që në ditët në vijim, trupa gjykuese të japë argumentat ligjore të zbardhura, për kthimin në shkallë të parë të kësaj dosjeje.

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.