Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Rikthehet në shkëlqimin e tij Muzeu Etnografik i Beratit, 1300 objekte dëshmojnë historinë e qytetit

1 javë ago
in Aktualitet, Kryesore

Pas një procesi të kujdesshëm restaurimi dhe konservimi, është rihapur Muzeu Etnografik i Beratit, një nga institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend, duke pasuruar ofertën turistike të qytetit të Berat.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja theksoi se rihapja e muzeut përfaqëson një investim të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Pas një procesi të kujdesshëm restaurimi dhe konservimi, Muzeu Etnografik i Beratit rihap dyert, duke pasuruar ofertën turistike të një prej qyteteve më të vizituara të Shqipërisë. Me një koleksion prej rreth 1300 objektesh që dëshmojnë trashëgiminë, kulturën, traditat, zejet dhe mënyrën e jetesës së beratasve ndër shekuj, muzeu vjen i rikonceptuar për të ofruar një përvojë autentike dhe bashkëkohore për çdo vizitor”, u shpreh ministri Gonxhja.

Sipas tij, ndërhyrjet restauruese janë realizuar me fokus ruajtjen e vlerave origjinale të objektit dhe përmirësimin e përvojës së vizitorëve.

“Ndërhyrjet restauruese kanë ruajtur autenticitetin dhe vlerat monumentale të objektit, ndërsa rimuzealizimi, ndriçimi i ri dhe restaurimi i koleksioneve e shndërrojnë këtë ‘shtëpi muze’ në një adresë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit tonë kulturor”, deklaroi ai.

Ministri Gonxhja nënvizoi se rihapja e muzeut forcon më tej pozicionin e Beratit si një destinacion të veçantë turistik dhe kulturor.

“Rihapja e Muzeut Etnografik është një investim në trashëgimi, kulturë dhe turizëm, duke forcuar më tej rolin e Beratit si një destinacion unik ku historia, tradita dhe mikpritja shqiptare takohen në çdo hap. Artizanati dhe dijebërja, aktivitetet edukative dhe promovuese do të jenë shpirti i dytë i kësaj hapësire të gjallë që rijetëzon dhe dëshmon me krenari qytetërimin tonë të hershëm qytetas dhe finesën beratase, tashmë atraksion global”, tha ministri.

Muzeu i rihapur pritet të shërbejë jo vetëm si një qendër ekspozimi e trashëgimisë etnografike, por edhe si një hapësirë aktive për promovimin e artizanatit, edukimit kulturor dhe aktiviteteve që lidhin vizitorët me historinë dhe identitetin e qytetit të Beratit.

TË LIDHURA

Aktualitet

10 ditë që tronditën “sistemin”

19:51 | 09/06/2026
Aktualitet

Hita: Krimi i organizuar po sofistikohet, po analizojmë grupet kriminale me metod

19:48 | 09/06/2026
Aktualitet

Meçollari në protestë: Rama ka shkatërruar Shqipërinë, Aeroporti i Kukësit pa fluturime

19:24 | 09/06/2026
Next Post

Hita: Maksimumin kundër krimit të organizuar dhe kërcënimeve

Vlora në boom turistik, prenotimet rriten me 30%

PD miraton ndryshimet në Statut, më shumë kuota për gratë dhe diasporën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

10 ditë që tronditën “sistemin”

by mirseda
19:51 | 09/06/2026
0

1. Nisi si protestë lokale në Zvërnec dhe u kthye në një ngjarje kombëtare me jehonë ndërkombëtare....

Hita: Krimi i organizuar po sofistikohet, po analizojmë grupet kriminale me metod

19:48 | 09/06/2026

Meçollari në protestë: Rama ka shkatërruar Shqipërinë, Aeroporti i Kukësit pa fluturime

19:24 | 09/06/2026

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

18:23 | 09/06/2026

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com