Pas një shkëputjeje relativisht të gjatë, këngëtari Flori Mumajesi i rikthehet muzikës me një bashkëpunim të ri.
Ka qenë Shkurte Gashi ajo e cila e ka njoftuar këtë bashkëpunim, pjesë e të cilit do jetë ajo bashkë me pjesëtarin e Threedots, Bruno. Këngëtarja ka shpërndarë një foto në Instagram, e cila duket të jetë shkëputur nga xhirimet e këtij videoklipi.
https://www.instagram.com/p/B27oWbpndlO/?utm_source=ig_web_copy_link
“Së shpejti”, shkruan këngëtarja krahas fotos, duke mos bërë asgjë tjetër publike.
Në foto Flori duket mjaft në humor ndërsa qëndron në sediljen e pasme, i veshur me një bluzë të bardhë.
Kujtojmë se para pak kohësh, Flori u përfol se kishte probleme të mëdha financiare dhe borxhe, të cilat u bënë shkak që ai të mos dilte në asnjë event publik, të paktën që nga muaji Prill i këtij viti.