E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Rikthehen atentatet mafioze/Koka: Preng Gjini, dikur pjesë e Gardës dhe Policisë

Referuar atentatit të djeshëm, është zbuluar se i plagosuri Preng Gjini, dikur ka qenë pjesë e Gardës dhe Policisë. Gazetari Spartak Koka ka hedhur dritë mbi disa detaje të pathëna më parë, lidhur me atentatin me eksploziv të ndodhur pasditen e djeshme në kryeqytet, ku mbeti i plagosur Preng Gjini.

Koka është shprehur në emisionin “Opinion” se Gjini në të shkuarën ka qenë pjesë e Policisë dhe Gardës. “Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”.

Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, si pasojë e shpërthimit të makinës së tij, gjë që dyshohet se ka ndodhur për shkak të një lënde plasëse. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme mbi urën e ish-NISHARAK-ut në kryeqytet. Makina ka shpërthyer në ecje dhe dyshohet se kjo ka ndodhur nga një minë me telekomandë.

I plagosur nga ky shpërthim ka mbetur drejtuesi i mjetit “Mercedes A Class”, Preng Gjini, nga Rrësheni. Shpërthimi i makinës ka sjellë dhe dëmtimin e dy makinave të tjera, që ndodheshin shumë pranë.

Ngjarja ndodhi në një moment kur zona ka qenë tepër e populluar, por fatmirësisht nuk pati shumë persona të plagosur, përveç drejtuesit të mjetit dhe një qytetari italian. Shpërthimi alarmoi gjithë zonën, pasi ishte mjaft i fuqishëm.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...