Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi, u rikthye sërish në ekranin shqiptar në rolin e të ftuarës në panelin e emisionit sportiv “Top Arena”, në “Top Channel”, ku jepte opinionet e saj për ndeshjet e botërorit “Rusi 2018”. Bukuroshja numëron shumë ndjekës, e ndërsa ata e kanë pyetur nëse do të bëhet prezantuese e emisionit.
Por ajo duket se ka plane të tjera, dhe se nuk është aspak qëllimi i saj që të punojë në këtë televizion.
“Në të ardhmen mund të të shikojmë si gazetare përkrah Manushit, te “Procesi Sportiv?”, e ka pyetur një nga ndjekësit Riken në Instagram.
Bukuroshja e ekranit është treguar mjaft e qartë dhe e prerë.
“Jo, nuk jetoj në Tiranë dhe nuk më intereson të punoj atje!”,është shprehur Rikja, e cila prej më shumë se 20 vitesh jeton në Itali.