E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Rihapja e dosjes “Gërdeci”/ Ish-kreu i SHISH: Berisha të ndëshkohet i pari

Dy ditë më parë, SPAK kërkoi rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën.

Në lidhje me rihapjen e kësaj çështjeje, ka reaguar edhe ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi.

Në një intervistë për gazetën ”Sot”, Klosi u shpreh se i pari që duhet të ndëshkohet për këtë ngjarje është ish-kryeministri Sali Berisha, pasi sipas tij ai i merrte vendimet për gjithçka.

Ndër të tjera, Klosi tha se Berisha ka përgjegjësi për shumë ngjarje të rënda të ndodhur në vend, dhe dënimi i tij apo kujtdo që ka bërë korrupsion, do t’i shërbejë të ardhmes së Shqipërisë.

Fatos Klosi: ”Në kohërat kur Sali Berisha ka qenë President i Republikës dhe Kryeministër i Shqipërisë as miza nuk fluturonte pa lejen e tij. Kështu që e solla këtë për të treguar që Berisha i kishte të gjitha në dorë dhe nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë për tragjedinë e “Gërdecit”. Natyrisht që nuk mund të mos ketë përgjegjësi direkte, pasi Berisha si gjithmonë është treguar i zgjuar kur vinte fjala për përgjegjësitë, sepse i ka vetëm vendime qeverie, që janë përgjegjësi kolektive që nuk gjykohen. Por mendoj se drejtësia duhet të vihet në lëvizje dhe të vendosë gjërat në vend dhe pikat mbi “i”. Janë si janë ligjet e më the të thashë, fajtorët duhet dënuar. Jo për të marrë hak, pasi nuk fitojmë gjë nga të marrit hak”.

”Nga dënimi i Berishës dhe kujtdo që ka bërë krime dhe korrupsion, fiton e ardhmja e Shqipërisë, në mënyrë që këto gjëra të mos përsëriten më. Pra, ka ardhur koha që ngjarjet e rënda të hetohen. Unë nuk mund të them dot Berisha, por për mua Saliu ka përgjegjësi për këto krime. Pastaj do të dalë përgjegjësia në rrafshin ligjor, unë e them në konceptimin moral dhe njerëzor, që Sali Berisha ka përgjegjësi për “Gërdecin”. Kështu që i takon drejtësisë që të bëjë punën e saj”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...