Ish-deputeti Luçiano Boçi ka folur në lidhje m rifillimin e mësimit pas pasojave që solli në shumë shkolla tërmeti i 26 nëntorit.
I ftuar në studion e lajmeve në Fax News, Boci tha se Ministria e Arsimit nuk ka marrë masa konkrete për rifillimin e procesit mësimor. Boçi akuzon ministren Shahini se po bën propagandë dhe se arsimi është lënë në neglizhencë totale.
“Një pjesë e nxënësve janë zhvendosur nga zonat e tyre jetojnë larg territorit. Si do ta sigurojë atashimin e një nxënësi në një shkollë tjetër. Janë elementë të rëndësishme, dhe kemi një ministrie që nuk bën asgjë. Ka rëndësi tek masat e marra. Duhet një revoltë e prindërve. Qeveria nuk ka një paketë financiare. Në të gjitha shkollat e zonave të dëmtuara nuk duhet të jetë zhvillimi i mësimit klasik. Sepse fëmijët që janë të dëmtuar psikologjikisht dhe do të përjetojnë të njëjtin stres. Duhet të kenë një atashim më të madh me prindërit. Qeveria duhet të lëvrojë fondet e duhura dhe procesi mësimor duhet të fillojë në orën 8 dhe duhet të jetë deri në orën 4 ose 6.
Shkolla duhet të zgjatet të ofrojë dhe shërbimin ushqimor për nxënësit e prekur nga tërmeti. Duhet tu ofrohet dhe shërbimi psikologjik, pastaj duhet të jetë dhe fleksibiliteti. Zgjidhja është me asistencë. Atashim sociologjik dhe me psikologë.
Madje mendoj se rifillimi i mësimit duhet të ishte më shpejt. Kjo është çështje menaxhimi, nuk mund të fokusohemi tek data. Duhet të fillonte dhe më herë shkolla me qëllim që të krijohet edhe më shpejt normalitetit. Ofrimi i këtij shërbimi, socializimi dhe afrimi i mësuesve. Nxënësit mund të organizoheshin dhe bëheshin solidar, masa këto që nuk i shoh se i kanë marrë mësuesit. Bashkëpunimi i dy tre shkollave dhe fëmijët të jenë në aktivitetin e tyre shkollore, duke harruar edhe streset që ka përjetuar. Arsimi është lënë në një neglizhencë totale, dhe në një formalitet idiot. Masat që nisin me masa financiare nuk ka ardhur fare. Është thjeshtë propagandë e radhës. Është një kaos total dhe është 0 masë e marrë nga MA, pjesa tjetër është propagandë”, tha ai.