E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Riatdhesohen 109 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë

Policia bën me dije se ditën e sotme janë riatdhesuar 109 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Operacioni vullnetar i radhës u krye me charter nga Lyon, Francë.

Shqiptarëve që u riatdhesuan iu ishte refuzuar dhënia e azilit dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar që të kthehen vullnetarisht në Shqipëri.

Dy ditë më parë u riatdhesuan vullnetarisht nga Franca edhe 110 shtetas të tjerë, të cilëve gjithashtu iu ishte refuzuar dhënia e azilit.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë se shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero dhe në këtë kontekst çdo shtetas shqiptar duhet të respektojë me rigorozitet rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...