E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Rezulton e pastrehë/ Publikohet skeda e pasurisë së ministres Spiropali

Elisa Spiropali u zgjodh ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin në dhjetor 2018, me ndryshimet që përfshinë kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas protestës së studentëve. Spiropali ka mbajtur më parë postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave.

Elisa Spiropali ka përfunduar studimet në Lester B. Pearson College, Kanada. Rezultatet e larta i japin mundësinë të fitojë një bursë universitare në Mount Holyoke College, Massachusetts, SHBA, ku diplomohet në vitin 2005, me titull nderi në dy degë universitare; Politikë dhe Ekonomi, me specializim në Ekonomi Politike dhe Ekonomi Zhvillimi.

Znj. Spiropali është angazhuar në politikë në vitin 2009 dhe është aktualisht deputete dhe nënkryetare e Grupit Parlamentar Socialist, Sekretare për Aleancat dhe Bashkëqeverisjen si dhe zëdhënëse e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres Elisa Spiropali nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013, Elisa Spiropali deklaronte pasuri me vlerë 2.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e deklaruar kap vlerën e 5.8 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga kursimet në cash në vlerën e 3.4 milionë lekëve, të ndjekura nga likujditetet bankare prej 1.5 milionë lekësh dhe automjete me vlerë 800 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 9.7 milionë lekë, nga të cilat 67% burojnë nga paga e Znj. Spiropali dhe 23% nga paga e bashkëshortit. Një zë i rëndësishëm në burimin e të ardhurave është edhe një kontratë shitjeje e një automjeti nga bashkëshorti, që zë gati 10% të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” qëllimin e paqartë të një kredie bankare si dhe vlerën e lartë të kursimeve të mbajtura në gjendje cash në shtëpi.

Kredia bankare deklarohet në vitin 2017 nga Spiropali dhe bashkëshorti i saj, pa sqaruar qëllimin apo përdorimin e kësaj kredie.

Sa i përket kursimeve në cash, Spiropali dhe bashkëshorti i saj zotërojnë në fund të vitit 2018 shumat 22 mijë euro dhe 500 mijë lekë, duke tejkaluar kufirin ligjor të parave që mund të mbahen jashtë sistemit bankar prej 1.5 milionë lekësh.

Vlen gjithashtu për t’u theksuar se Znj. Spiropali dhe bashkëshorti i saj nuk deklarojnë asnjë shtëpi në pronësi apo në përdorim./BIRN/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...