Rezultati/ 743/5199 kuti të numëruara ja përqindjet

Ka shkuar në 743 numri i kutive me fletë votimi të numëruara në mbarë vendin nga 5199 kuti gjithsej.

Rezultati në tërësi mbetet i pa ndryshuar ku kryeson Partia Socialiste me rreth 50 për qind të votave, e ndjekur nga PD me rreth 38% dhe LSI me rreth 7 për qind.

Këto janë të dhënat më të fundit nga Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve. Partia Demokratike aktualisht është përpara në tre qarqe të veriut, si në Kukës, Shkodër dhe Lezhë.