Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rezistenca kokëfortë e Gjermanisë në ditët e fundit të Rajhut të Tretë

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Në një intervistë të disa viteve më parë për revistën gjermane “Der Spiegel”, historiani i mirënjohur britanik, Ian Kershaw foli për ditët e fundit të Rajhut të Tretë, arsyen pse gjermanët rezistuan fort, edhe kur qe e qartë se gjithçka ishte e humbur, si dhe mbi pasojat shkatërruese të atentatit të dështuar të 20 korrikut 1944 për të vrarë Hitlerin .

Profesor Kershaw, ju keni shpenzuar 3 vjet duke studiuar shembjen e Gjermanisë naziste. Në fund, mbetët të habitur me absurditetin e fazës finale, apo si një historian, kini parasysh diçka me këmbënguljen e gjermanëve?

Unë jam i bindur se ne anglezët do të kishim hequr dorë shumë më herët. Është sigurisht e pazakontë që një vend të vazhdojë luftën, deri në pikën e vetë-shkatërrimit të plotë. Kjo është diçka që zakonisht e shohim në luftërat civile, por jo në konflikte në të cilat kombet armike janë në luftë me njëra-tjetrën. Në çdo konflikt të armatosur, ka në fund një pikë në të cilën njëra palë e kupton se gjithçka ka marrë fund. Në rast se njerëzit në pushtet nuk heqin dorë, dhe vazhdojnë ta zhysin vendin në rrënim, atëherë shpërthen ndonjë revolucion nga poshtë, siç ishte rasti në Gjermani dhe Rusi afër fundit të Luftës së Parë Botërore, ose një grusht shteti nga ana e elitave, të cilët përpiqen të shpëtojnë atë që ende mund të shpëtohet. Një shembull i kësaj, është përmbysja e Benito Musolinit në Itali në korrik të vitit 1943.

Cili ishte momenti, kur gjermanët duhet ta kenë pranuar se mund të mos e fitonin më luftën?

Unë do të thosha në verën e vitit 1944, pas një zbarkimi të suksesshëm të aleatëve në Normandi, dhe përparimeve të mëdha territoriale të rusëve në lindje. Në atë moment, lufta ishte objektivisht e humbur, edhe nëse publiku gjerman nuk e shihte në këtë mënyrë. Por, duke filluar nga dhjetori 1944, pas ofensivës së dështuar në Ardene, ishte ndërkohë e qartë për elitën në pushtet të Rajhut gjerman, se nuk kishte mbetur asgjë për të fituar ushtarakisht. Në këtë pikë, do të kishte kuptim të hyhej në negociatat e kapitullimit.

Libri juaj fillon me përpjekjen e dështuar për të vrarë Hitlerin në korrik të 1944-ës. Sipas mendimit tuaj, ai atentat e zgjati dukshëm luftën…

Komploti i 20 korrikut, çoi në forcimin e regjimit, të paktën përkohësisht. Pati një rritje të dukshme të popullaritetit të Hitlerit tek opinioni publik. Efekti tronditës i komplotit qe shumë i madh, siç mund ta verifikojmë nga shumë të dhëna private. Por edhe më i rëndësishëm ishte spastrimi i një numri të madh oficerësh të Wehrmacht-it. Besnikët e vijës së ashpër, zëvendësuan njerëzit që cilësoheshin jo të besueshëm. Për rrjedhojë e gjithë rezistenca u përjashtua.

 Në verën e vitit 1944, shumica e qyteteve të mëdha gjermane filluar të mbeteshin nën mëshirën e bombardimeve të rënda të aleatëve, dhe që prej disfatës së Stalingradit, nuk pati asnjë lajm nga fronti për ndonjë fitore të qenësishme. Si ishte gjendja e popullsisë?

Qytetarët qenë thellësisht të shqetësuar, në ankth dhe të shtypur. Por besimi tek Hitleri ende nuk ishte zhdukur. Vetëm në fund të vitit 1944, vlerësimi ndaj tij pësoi një rënie të lirë. Sipas një raporti nga ana e shërbimit të sigurisë pranë Bershteshgaden-it, në mars të vitit 1945, në të ashtuquajturin Heldengedenktag (një festë naziste për të përkujtuar heronjtë e rënë), askush nuk që më i gatshëm të kthente përshëndetjen e Hitlerit.

Sistemi funksionoi deri në fund. Vetëm disa muaj para përfundimit të luftës, kërkesat për leje ndërtimi dorëzoheshin dhe miratoheshin normalisht, ndërsa pagat jepeshin në kohë. Madje dhe koncerti i fundit i Filarmonisë së Berlinit u zhvillua në 12 prill1945…

Dhe ofensiva sovjetike në kryeqytetin gjerman filloi katër ditë më vonë. Publiku u ul në auditorin e ftohtë të Filarmonisë, i veshur me pallto të rënda, ndërsa (WAilhelm) Furtwängler drejtoi Sinfoninë nr.4 nga Bruckner.

Dhe në 23 prill 1945, Bayern München mundi TSV 1860 Munchen në derbin e Mynihut….

Po, ata fituan 3-2. Kur e kam lexuar këtë, u trondita aq shumë sa që mendova se data mund të ishte shënuar gabim. Në fakt ishte e saktë.

A keni një shpjegim mbi këtë prirje të frikshme për të ruajtur normalitetin?

Normaliteti i rutinës, edhe nëse është vetëm një normalitet i rremë, është mbase thelbësor për funksionimin e rendit njerëzor. Ju shkoni në vendin tuaj të punës për të kontrolluar dosjet tuaja, edhe nëse puna që bëni është plotësisht e padobishme. Dhe kur zyra juaj nuk ekziston më, për shkak se është bombarduar, ju thjesht zhvendoseni diku tjetër.

A njihni një tipar të veçantë të karakterit gjerman tek kjo sjellje?

Unë nuk mund ta imagjinoj apo ta besoj, se diçka e tillë do të kishte qenë e mundur në Itali apo Greqi. Kishte diçka tipike gjermane në lidhje me atë rezistencë. Nuk them se është një stereotip kombëtar. Jam më shumë për një tradite kulturore, që është brendësuar përmes arsimit dhe inkurajimit të virtyteve të caktuara. Në një moment në librin tim, unë citoj Friedrich Wilhelm Kritzinger-in, sekretarin e shtetit në kancelarinë e Rajhut, i cili, kur u pyet se pse vazhdoi të punojë me aq zell deri në fund, u përgjigj me habi se kjo ishte detyra e tij. Ai as nuk e kuptoi pyetjen.

Nëse komplotistët e 20 korrikut do të kishin qenë të suksesshëm me bombën e tyre kundër Hitlerit, lufta do të kishte përfunduar maksimumi në vjeshtën e 1944-ës. Si historian, a do të dëshironit që Hitleri të ishte vrarë atë ditë, apo jeni të lumtur që atentati dështoi?

Unë e kam pyetur shpesh veten mbi këtë pyetje. Kur dikush shkruan për këto gjëra, ndjen një dëshirë e brendshme që ata duhet të kishin pasur sukses. Unë besoj se kjo është pozita e çdo personi i cili nuk është kapluar nga idetë e nazizmit. Në vitin e fundit të Luftës së Dytë Botërore, shumë njerëz vdiqën në Evropë, ashtu si në të gjitha frontet ushtarake gjatë gjithë Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, duke folur politikisht ka qenë ndoshta një bekim, që komplotistët dështuan në përpjekjen e tyre. Përndryshe, shanset për të pasur një Gjermani demokratike në të ardhmen, do të kishin qenë tejet të zbehta.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: bayern munchenbritaniaGjermaniahitleriItalianormandirajhu i treteWehrmacht

TË LIDHURA

Aktualitet

7 mijë rrënjë kanabis në Reç të Ri, pezullohen tre efektivë policie në Shkodër

17:43 | 09/06/2026
Aktualitet

“Për lulen time irlandeze”/ Shënimi i Ramës për gazetaren: Nga një ‘vrasës’ flamingosh

17:32 | 09/06/2026
Aktualitet

Misteri i fatit të 34-vjeçarit, Eglant Koçi dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë

17:16 | 09/06/2026
Next Post
ALL'OLIMPICO VIGILIA DI JUVENTUS LAZIO FINALE DI TIM CUP
IGLI TARE 
(tedeschi(

Igli Tare: Në Itali ka 1400 futbollistë shqiptarë, FSHF duhet t’i monitorojë

Zgjidhja e konfliktit në Siri, Tillerson dhe Lavrov takohen më 10 maj

Migrena mund të luftohet por ende nuk ka një ilaç shërues







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

by mirseda
18:23 | 09/06/2026
0

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, dhe...

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

18:00 | 09/06/2026

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com