E mërkurë, 20 Janar, 2021
7 C
Tirana

Rezart Veleshnja: Gaz Paja shpërblehet nga politika

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka dhënë një deklaratë të fortë për një nga kolegët e tij në “Portokalli”. Ai është pyetur mbrëmjen e djeshme në emisionin e Luana Vjollcës, se cili prej kolegëve të tij ishte i mbivlerësuar.

Aktori zgjodhi emrin e Gaz Pajës, duke pretenduar se po shfrytëzohet nga politika, e cila me pas e mbivlerëson për ta shpërblyer. Rezart Veleshnja dhe Visjan Ukcenaj u ulën përballë njëri-tjetrit në sfidën “Shiko kush përgjigjet” në “Shiko kush luan”. Në mes të pyetjeve drejtuar dy aktorëve, nuk munguan ato se cili është aktori më i nënvlerësuar dhe më i mbivlerësuar. Rezarti nuk u rezervua aspak për t’u përgjigjur, madje i habiti të gjithë me emrin që shprehu.

“E mbivlerësojnë ngaqë është pjesë e politikës, është Gaz Paja. E mbivlerësojnë sepse merr pjesë në politikë. Politika ka emër të pistë dhe kërkon që të pastrohet me figurat e artit, dhe kë kemi diçka të pastër? Kemi aktorin. Me këtë rast e mbivlerësojnë se duhet ta shpërblejnë dreqi ta hajë”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Prishi kontratën me skuadrën, Igli Tare shënjestron ish-lojtarin e Milanit

Pas prishjes konsensuale të kontratës së tij me Arsenalin, Sokratis Papastathopulos është vendosur në shënjestrën e shumë klubeve që do t’a përfitonin grekun me...

Të premtosh ‘shkapjen’ e shtetit, për ta gjunjëzuar atë

Nga: Mero Baze Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, përjashtoi Albin Kurtin dhe 46 deputetë të tjerë, nga e drejta për të kandiduar, pas verfikimit...

“Ti e di që unë fitova”/ Publikohet letra që Trump i la Bidenit

Publikohet letra që Donald Trump i ka lënë pasardhësit të tij në Zyrën Ovale, Joe Biden. Trump edhe në çastet e fundit të tij të...

Jozefina Topalli tregon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli thotë se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm por thekson se nuk mund të bëhet...

Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë

Pas dy ditësh diskutime, parlamenti grek ka aprovuar më shumicë votash projektligjin me anë të të cilit, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga...